Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri apo Sulltani im?! Ti që cakton kur ta bëj punë dhe kur pushim

2016/07/22 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeministri apo Sulltani im?! Ti që cakton kur ta bëj punë dhe kur pushim

Nga Dritan Laci


Vetëm pak orë pas votimit të Reformës në Drejtësi, në një akt tipik që i shkon për shtat vetëm vendeve autoritare të botës së Magrebit, ku ligjin e bën emiri, kalifi, apo princi i kurorës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si të ishte sulltani i vendit dhe jo kryetari i ekzekutivit i një shteti demokratik, firmosi në mënyrën më të habitshme një “ferman” në të cilin po vetë pa pyetur askënd, i caktonte administratës shtetërore të hënën e ardhshme ditë pushimi.

Si ti kishte pronë të sulltanatit të tij dhe jo rrogëtarë të cilët paguhen po nga ata votues të cilët i kanë dhënë votëbesimin Ramës të qeverisë në mënyrë të ndershme dhe jo të abuzojë me postin e tij si kryeministër, ashtu siç bëri në rastin e fundit. Ku nuk dihet se me ç’të drejtë kryeministri ynë i përbashkët i jep pushim administratës shtetërore në një ditë kur ajo duhet të jetë në funksion të plotë për t’u shërbyer qytetarëve. Ku po kështu nuk dihet se mbi bazën e çfarë merite kjo administrate meriton të bëjë pushim, a thua se nuk do i mjaftonin e shtuna dhe e diela për të çlodhur kockat nga java e lodhshme e kaluar në punë.

Pushim të hënën sepse është lodhur duke u marrë me Reformën në Drejtësi? Po ata z. Kryeministër që të kanë duruar plot 8 muaj, orë e minutë duke të të dëgjuar nga ekrani, sa herë u ke zaptuar hapësirën mediatike orar pa orar, me deklarata kilometrike, për një reformë që e thënë troç ua ke lodhur aq shumë kokën, sa nuk u plas fare, nuk do meritonin edhe ata ta kishin të hënën pushim, edhe pse nuk janë pjesë e administratës shtetërore. Madje jo një ditë pushim por edhe një muaj pushim të paguar do ta meritonin aq shumë sa ua keni plasur shpirtin me këtë Reformën në Drejtësi.

Po me ç’të drejtë ua bllokon shërbimin qytetarëve të tu z.kryeministër.  Çfarë guximi është ky të sillesh si sulltani i një vendi që i trajton punonjësit e administratës shtetërore jo si shërbëtorë kokëulur të qytetarëve të tyre por si ofiqarë oborri, që ti e di kur ua cakton ditën e pushimit, kur duhet ta marrin dhe kur jo. Kush je ti që e trajton këtë vend si plaçkë lufte. Ashtu siç bëre me Kombëtaren gjatë mbërritjes në atdhe. Ku si ta kishe trofeun tënd e more dhe e përdore si të desh qefin, duke u hequr njerëzve të thjeshtë edhe të vetmen mundësi për tu gëzuar me djemtë e tyre. Si të ishte jo kryeministri i një vendi demokratik ku gjithçka funksion mbi bazën e respektimit të ligjeve, por Sulltani i Bruneit apo i kush e di se ç’vendi të humbur, ku shtetasit e tij nuk marrin vesh nga jeta dhe ai është zoti përmbi tokë që di dhe vepron siç di ai.

A e di ti z. Kryeministër se sa emigrantë kanë nevojë për shërbime atë ditën e hënë që ti ke vendosur t’ua japësh pushim administratës shtetërore. A e di ti sa e rëndësishme është për ta qoftë edhe një ditë e vetme, sepse të nesërmen u duhet të kthehen në vendet e tyre të punës? A e di ti sa e rëndësishme është e hëna për ata prindër që ndoshta kanë afatin e fundit për të regjistruar fëmijët në kopshte, çerdhe, shkolla e me radhë. Dhe nëse ditën e hënë ti ua bën pushim administratës shtetërore siç ua ke bërë, shumë prej tyre mund t’u digjet kjo mundësi.

Po a e di ti se sa njerëz kanë nevojë për shërbime në ditë. Do të të sugjeroja të shkoje të hënën në punë dhe ta mësoje, por e di që s’ke për ta marrë një përgjigje të tillë, sepse si Sulltan që je sikur të mos mjaftonte e shtuna dhe e diela u ke dhënë edhe të hënën pushim administratës shtetërore.

Ndoshta edhe nuk të duhet sepse në fund të fundit ti s’ke pse ta dish. Sepse ti je Sulltan. Dhe si sulltan punën në këtë “mbretërinë” tënde që ti e përdor si mallin tënd dhe ku e ke caktuar veten gjysëm njeri dhe gjysëm perëndi, nuk është se të nevojiten informacione të tillë sa kohë administratën e përdor si rubikon.

Megjithatë sulltani ynë po ta them unë. Në një ditë të vetme janë me mijëra qytetarët që duan shërbimet e “mbretërisë” tënde. Janë pensionistë të cilët edhe një ditë të vetme tu vonohet pensioni kanë vështirësi për të mbuluar muajin me shpenzime. Janë hallexhinj që kanë nevojë për një çertifikatë për të plotësuar asistencën se ndryshe u digjet.

Janë maturantë të cilët kërkojnë të vazhdojnë studimet jashtë dhe që u duhet të rropaten në këtë vapë për të plotësuar çdo dokument të mundshëm për të aplikuar në kohë. Etj etj etj që po ti mbledhim bashkë nëse do të kishin shpirtin e protestës, me këtë vendim tëndin tërësisht abuzues, sot nuk duhet të ishin duke ju bindur fermanit tënd, por do të duhet të ishin poshtë dritares së punës tënde për të të treguar se nuk është kjo sjellja e një kryeministri të një vendi demokratik. Që ka 8 muaj që flet si më i dëshiruari apo më i përvëluari për të pasur Reformën në Drejtësi dhe pa u tharë mirë boja mbi letër, nis i pari nga abuzimet si për të na thënë se këtu Sulltani jam unë….



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Foto/ Britanikët zhvishen në parqet publike për të marrë rreze

Foto/ Britanikët zhvishen në parqet publike për të marrë rreze

Këto janë 10 sekretet më të errëta të Perandorisë Otomane

Këto janë 10 sekretet më të errëta të Perandorisë Otomane

Biseda/ Nuland-Bashës: Me konsensusin treguat lidership dhe patriotizëm

Biseda/ Nuland-Bashës: Me konsensusin treguat lidership dhe patriotizëm

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com