Aktualitet

Kryemadhi:Elisa ti ke Skënderbeun!Ministrja:Kujdes Hamzain se po vjen në politikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 28/04/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin  e Shqipërisë. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi është përplasur në Kuvend me ministret socialiste Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi.

Kryemadhi tha se Muzhaqi nuk duhet të mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve dhe se nuk duhet të lejojë të përdoret. Në atë moment ndërhyri edhe Spiropali. Kryemadhi iu kthye Spiropalit duke i thënë: Elisa ti ke Skënderbeun.

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera. Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë.

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët

Pas