Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë në emisionin “Debati” në Channel One ka folur ndër të tjera edhe për një argument të disa kohëve më parë. Eshtë fjala për kallëzimin e deputetit Tom Doshi, i cili foli për një skenar politik për vrasjen e tij.
Duke iu referuar asaj kohe, Kryemadhi u shprej se skenari për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri, për të sulmuar edhe Ilir Metën.