Aktualitet

Kryemadhi: Shqipëria ka 4 helikopterë “Cougar”, asnjëri nuk punon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 06/06/22 |
Opi Nion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, dhe helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi bën me dije se nga 4 helikopterë “Cougar” që ka Shqipëria, asnjë nuk është funksional.

Ajo thotë se 2 janë në Poloni, në servis, një tjetër ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca, ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisi në Zvicër, por nuk fluturon se ka rrjedhje vaji.

Kryemadhi thekson gjithashtu se sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj, por sipas saj edhe këta, punojnë vetëm pak orë,

“Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë: Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”.

Aktualisht sot: 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar. I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca. Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji. Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135. Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit”-shkruan Kryemadhi.

Pas