Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK, ku shprehet se është goditur nga drejtësia me një ligj të vjetër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se ligji është shfuqëzuar 4 vite më parë.
“Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?“, shkruan Kryemadhi.