Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi kërkon falje për bashkëqeverisjen me PS: Nuk folëm për hatër të marrëveshjes

2017/07/05 at 7:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi kërkon falje për bashkëqeverisjen me PS: Nuk folëm për hatër të marrëveshjes

Kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka kërkuar falje për bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste të Edi Ramës.


Në Konventën e LSI që e zgjodhi Kryemadhin kryetare të kësaj partie, ajo u shpreh se gabimi i tyre është që heshtën kur panë se shqiptarët po keqqeveriseshin. Kryemadhi theksoi se LSI heshti përballë një realiteti të tillë për hatër të marrëveshjes që kishte me PS-në.

“Sot përpara jush dua të kërkoj falje edhe për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Rilindjen e Edi Ramës. Ne nuk folëm hapur dhe qartë që kur nisëm të konstatonim që shqiptarët nisën po keqqeveriseshin.  E bëmë këtë dhe në emër të fjalës së dhënë për të respektuar marrëveshjen që kishim për të qeverisur së bashku me socialistët. Ky ishte gabimi ynë që nuk reaguam fort që kur nisëm të konstatonim që Shqipëria po kthehej në një hambar droge. Ne nuk e ngritëm zërin sa duhej kur Shqipëria po jepej e gjitha me koncesion. Ne duhet të kishim parandaluar me masa ekstreme deri dhe në bllokimin e Parlamentit.

Ne heshtëm kur me paratë e oligarkëve Edi Rama i mbyllte gojën çdo media që denonconte krimin dhe korrupsionin që po përfshinte çdo strukturë të politikës. Ne duhet të kishim reaguar më shumë për mashtrimin që Rilindja na bëri me ligjin e arsimit të lartë. Ne mbyllëm sytë dhe veshët kur shihnim se qindra shqiptarë ndaloheshin nga policia sepse nuk kishin mundësi të paguanin energjinë, por klientët oligarkë të qeverisë Rama ende kanë miliona të papaguara”, tha Monika Kryemadhi.

Tashmë si kryetare e LSI-së, ajo bëri edhe një premtim përpara të votuesve duke dhënë fjalën se nuk do të lejojë që vendi të kthehet në një vatër droge.

“Ju jap fjalën e nderit të një nëne që nuk do të ndalem asnjë minutë jo vetëm pë të denoncuar, por për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë më vatra e krimit dhe e drogës. Nuk do pranoj kurrë që ky vend i bekuar nga Zoti të kthehet në një vatër të krimit, të terrorit, të varfërisë, nuk do të pranoj kurrë që ky vend i jashtëzakonshëm të shitet dhe të blihet. Ju jap fjalën e nderit, ju jap fjalën e zemrës sime”, tha ajo.

 Gjatë fjalës së saj, Monika Kryemadhi e cilësoi LSI-në forcë kryesore opozitare në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e misionit të ri të kësaj partie.

“Besoj se është e qartë tashmë se ne jemi padyshim forca kryesore opozitare në Shqipëri. Ndryshe nga sa ndodh në një vend demokratik, në Shqipëri nuk e përcakton pakica opozitën, por e përcakton shumica. Tashmë kemi një punë të madhe përpara, ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare. Ata që  votuan LSI-në janë heronj sepse përballuan shantazhin, përballuan terrorin e policisë dhe të bandave. Edi Rama me paratë e drogës kund të blejë opozitën e tanishme, mund të blejë dhe një opozitar”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Në këtë Konventë, Luan Rama u zgjodh nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ristrukturimi i LSI vjen pas rezultatit të zgjedhjeve më 25 qershor, duke e nxjerrë këtë parti në opozitë. /tvklan.al

 

 



Ju sugjerojmë

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

27 Qershor, 2026 9:54 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Para
KFOR zbulon të vërtetën tronditëse, uji në Kosovë është kancerogjen

KFOR zbulon të vërtetën tronditëse, uji në Kosovë është kancerogjen

Tjetër skandal në Vatikan, policia zbulon orgji homoseksuale në dhomën e kardinalit më të afërt të Papës

Tjetër skandal në Vatikan, policia zbulon orgji homoseksuale në dhomën e kardinalit më të afërt të Papës

Blindohet Gjermania para mbledhjes të  samitit të G20

Blindohet Gjermania para mbledhjes të samitit të G20
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}