Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi flet për lobime kundër opozitës, deklarata e fortë për Vlahutin

2019/12/19 at 5:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama-qytetarëve: Mos shikoni televizor, nuk flemë pa mbuluar me strehë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria dhe kryeministri Rama lobojnë në institucione ndërkombëtare kundër opozitës dhe individëve të caktuar të saj.


Në një intervistë për Ora News, ajo tha se kjo është një gjë normale por që ajo nuk do ta bënte kundrejt Edi Ramës pasi nuk kishte por kishte ndërmend të harxhonte asnjë lek.

“Normale që ka kundër opozitës dhe kundër individëve të caktuar. Kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Edhe unë po të kem mundësi do të loboja kundër Edi Ramës, por s’kam ndërmend se nuk harxhoj asnjë kacidhe lek për të lobuar kundër Ramës”, tha Kryemadhi.

Ajo foli me tone të ashpra ndaj ish ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin duke e akuzuar se ka shkatërruar sistemin e drejtësisë.

“Të kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se RomanaVlahutin gjyqtarë është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar.”

Kryemadhi shtoi se nuk priste që ambasdadorët e vendeve ndërkombëtare të mbështesnin opozitën, pasi ata janë përfaqësues të qeverive të tyre dhe qeveritë bashkëpunojnë me qeveritë. Megjithatë ajo theksoi se nuk do lejonte që ambasadorët për çdo protestë të opozitës të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore.

“Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën. Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm. E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk do të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes. Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Ëashington, kudo për kompanitë lobiste”, u shpreh Kryemadhi. /Opinion.al

Etiketa: kryemadhiopozitavlahutin


Ju sugjerojmë

Aktualitet

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

20 Korrik, 2025 10:24 am
Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
Bota

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

20 Korrik, 2025 10:03 am
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Aktualitet

Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari

20 Korrik, 2025 9:50 am
“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Aktualitet

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

20 Korrik, 2025 9:34 am
Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..
Aktualitet

Konflikti në Ksamil/Dhunuan me sende të forta 46 vjeçarin, 3 në pranga. E pësojnë..

20 Korrik, 2025 9:21 am
“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’
Aktualitet

“Xhevahiret e fshehura”, ishujt e Shqipërisë që mahnitën edhe ‘Si Viaggia’

20 Korrik, 2025 8:56 am
Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
Bota

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

20 Korrik, 2025 8:44 am
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..
Aktualitet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket..

20 Korrik, 2025 8:37 am
Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
Aktualitet

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

20 Korrik, 2025 8:30 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

20 Korrik, 2025 8:22 am
Para
Të shtëna në zyrat qendrore të shërbimit sekret Rus, panik dhe viktima

Të shtëna në zyrat qendrore të shërbimit sekret Rus, panik dhe viktima

“Krishtlindjet më 7 Janar”, propozimi i deputetit të opozitës parlamentare

"Krishtlindjet më 7 Janar", propozimi i deputetit të opozitës parlamentare

Basha takim me Kryesinë, zbardhen temat dhe qëndrimet kryesore

Basha takim me Kryesinë, zbardhen temat dhe qëndrimet kryesore
















TE FUNDIT

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

20 Korrik, 2025

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike në Durrës. Konkretisht policia finalizoi operacionin...

Lexo më shumë

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
20 Korrik, 2025

Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, princi saudit, i njohur ndërkombëtarisht si “Princi i fjetur”, është ndarë nga jeta...

Lexo më shumë

Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
20 Korrik, 2025

Mbrëmjen e të Shtunës, një aksident ka ndodhur rreth orës 23:50 në rrugën Studenti, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas...

Lexo më shumë

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
20 Korrik, 2025

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin. Zjarri është i përhapur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com