-Shëndeti

Kryej Mamografinë, Parandalo Kancerin e Gjirit


               Publikuar në : 12:46 - 02/10/19 |
geliano fataj

Kjo është moto sensibilizuese që Spitali Hygeia ka përzgjedhur këtë Tetor për të ndërgjegjësuar të gjitha gratë që të kryejnë ekzaminimin e përvitshëm të gjirit, sepse “Ekzaminimi i hershëm Shpëton jetë”.

Kanceri i Gjirit vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë e sotme dhe siç raportojnë edhe Organizatat Ndërkombëtare kjo patologji zë vendin e parë për nga vdekshmëria te gratë dhe të dytin ndër tipet e kancerit që prekin po gratë. Ҫ’ka e bën më të trishtë këtë panorama është fakti që vihet re një tendëncë në rritje e rasteve të reja ku rezulton se vetëm në vitin 2018 u diagnostikuan rreth 2 milion raste të reja dhe shkalla e vdekshmërisë vlerësohet të arrijë në 31% të këtyre rasteve.

Prandaj edhe muaji Tetor në të gjithë botën i dedikohet pikërisht ndërgjegjësimit të grave që të kryejnë kontrollin e gjirit por duke mos u limituar vetëm gjatë muajit Tetor, por të tregojnë kujdes në çdo ditë të vitit, sepse diagnostikimi në fazat e hershme të sëmundjes rrit shanset e trajtimit të suksesshëm.

Prandaj edhe mjekët specialistë në këtë ditë vënë theksin te rëndësia që ka ekzaminimi rutinë, të paktën 1 herë në vit i gjirit, por, po aq e rëndësishme është edhe njohja në kohë simptomave të kësaj patologjie dhe të cilat duhet të na drejtojnë me urgjencë te mjeku, si:

– Ekzistenca e një kokrre apo gjendre në gji apo poshtë krahut
– Ndryshime në madhësinë apo formën e gjirit
– Irritim (skuqje, mahisje) e lëkurës e lokalizuar apo e përhapur
– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre
– Rrudhosje apo gropëzim e lëkurës së gjirit
– Gjithçka tjetër që ju duket anormale

Si të minimizoni rrezikun e prekjes nga Kanceri i gjirit?
– Marrja në mënyrë të rregullt me aktivitet fizik dhe mbajtja e një peshë trupore brenda normave
– Të bëhesh nënë përpara moshës 30 vjeç
– Ushqyerja me gji e fëmijës për të paktën 12 muaj
– JO Duhanit

Si çdo vit, edhe këtë Tetor, Spitali Hygeia nëpërmjet Qendrës së Gjirit Hygeia, Qendër kjo e dedikuar 24 orë/24 diagnostikimit dhe trajtimit multidisiplinar të të gjithë patologjive të gjirit, me fokus të veçantë sidomos për Kancerin e gjirit, duke vënë në dispozicion specialistët më të mirë të fushës (mjek Onkologë, Radiologë, Kirurgë, Radioterapeut, Mjekë laboratori ), do të ofrojnë deri më 31 Tetor një paketë ekzaminimesh ofertë:
 Eko gjiri 1,500 lekë
 Mamografi 1,500 lekë

#KryejMamografinë, ParandaloKancerineGjirit
#EkzaminimiHershëmShpëtonJetë
Spitali Hygeia

 

 

Pas