Ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, i ndalohet përdorimi i biçikletës.
Sipas medias britanike, Scotland Yard i ka kërkuar në mënyrë detyruese shefit të diplomacisë britanike që të mos përdorë më biçikletën, ashtu siç bënte kur ishte kryetar i bashkisë së Londrës, për të mos qenë kështu një shënjestër e lehtë për ndonjë sulm terrorist.
Boris Johnson ishte shndërruar në një ikonë të shumë përdoruesve londinezë të biçikletës dhe nuk ishte aspak e vështirë të dalloje flokët e tij të verdhë poshtë kaskës ndërkohë që i jepte dyrrotakut gjatë kohës kur shkonte në zyrë përgjatë Tamizit, transmeton atsh.
Por, aktualisht i duhet të ecë më këmbë, ashtu siç i është kërkuar nga shërbimi i eskortës dhe kjo për arsye sigurie.
Aq më tepër që tani, Johnson banon në një rezidencë luksoze pranë Buckingham Palace.