Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialog europian për çështjen çame

2016/11/01 at 8:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Dialog europian për çështjen çame

Deputeti i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Reformen Territoriale./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, during a parliamentary session.

Nga Shpëtim Idrizi*


Në mënyrë të vazhdueshme, politika zyrtare greke, por dhe media e ndikuar apo kontrolluar prej saj, valëvit kërcënimin e PDIU-së, si parti e trashëgimtarëve të nazizmit dhe të tjera marrëzi.  Aq më shumë, kur PDIU e forcon identitetin e vet, ndikimin politik, atë elektoral, marrëzi të tilla amplifikohen, madje dhe me ndihmën e mediave të këtushme.

E vërteta e madhe është se PDIU është një parti europianiste. Këtë e provon programi i saj, aksioni i saj politik, betejat dhe kauzat e saj.  Është e dobët dhe iluzore çdo përpjekje për ta barazuar PDIU me Agimin e Artë apo parti të tjera antieuropiane. PDIU është një parti e çështjes kombëtare shqiptare, ku çështja çame si çështje ende e pazgjidhur mbetet kauzë kryesore e saj. Si parti europianiste, ne jemi për zgjidhje europiane. Ne jemi pro integrimit europian pse brenda institucioneve europiane, ka drejtësi europiane, ka barazi mes shtetesh. Ne e shohim dialogun dypalësh si njerën nga rrugët e zgjidhjes së kësaj çështje, por nëse kjo rrugë nuk funksionon ne jemi qartazi për ndërkombëtarizimin e saj në institucionet e drejtësisë europiane, brenda NATO-s, etj. Aq më shumë ne jemi për dialog,kur dialogun si mekanizëm për zgjidhjen e problemeve dypalëshe e kërkon Komisioni Europian, struktura ekzekutive e Bashkimit Europian. Ne e shohim dialogun pa kufizime, në frymën e barazisë si rrugën për të zgjidhur çështjen çame, të ndërlidhur fort me ligjin e luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi.

Besimi ynë tek dialogu është më i fortë, pse ne kemi parë sesi me dialog dinjitoz Greqia ka pranuar që më herët një pjesë të kërkesave tona. Në vitet 1991-1995, Greqia në bisedimet e komisioneve mikste ka pranuar qoftë ndërtimin e varrezave për partizanët çamë të vrarë, qoftë dhe shikimin e zgjidhjes në bllok të problemeve pronësore të komunitetit shqiptar në Greqi, në veçanti të komunitetit çam.  Pra Greqia e ka njohur ekzistencën e problemit çam.

Çfarë ka ndodhur sot? Pse qeveria e kryeministrit Cipras, me mbështetje të fortë pikërisht tek e majta e luftës antifashiste ku kanë kontribuar dhe bashkëkombasit tanë, përsërit se çështja çame nuk ekziston? Pse Greqia na kërcënon me fuqi ushtarake, ekonomike, me praninë e saj në institucionet ndërkombëtare, një kërcënim që do duhej marrë seriozisht duke patur parasysh ekzistencën e ligjit të luftës? Pse Greqia herë pas here në një përpjekje për të asnjanësuar betejat tona, riaktualizon problemin e paqenë të Himarës, për të cilin e mori përgjigjen nga kryeministri Rama? Himara nuk ka qenë kurrë e njohur si zonë e minoritetit si ka qenë Dropulli, Finiqi,etnik grek, dhe Greqia e ka pranuar këtë në 1935. Sot Shqipëria në mënyrë krejt bujare ka lejuar krijimin e dy bashkive minoritare, megjithëse ato nuk kanë ekzistuar si të tilla më parë.

Transferimi i problemit, përpjekja për barazimin e dy situatave të pakrahasueshme është reminishencë e mentalitetit të fuqisë së madhe   që Greqia synon të ushtrojë ende mbi Shqipërinë, megjithëse e ka humbur paternalitetin mbi të. Shqipëria ka zgjedhur dinjitetin, reciprocitetin dhe dialogun përballë vasalitetit. Greqia duhet ta kuptojë se nuk mund ta ndihmojnë në betejën kundër kohës, në betejën e saj të humbur për t’i shpëtuar gjyqit të historisë as idiotët e dobishëm dhe as provokimet megallomane që bën çdo ditë nëpërmjet tyre, apo drejtpërdrejt. Idiotët  e dobishëm të Greqisë në Shqipëri, si shtetas tanët, nuk mund të qarkullojnë banalisht ide mbi komunitetin çam, të cilat janë të tejkaluara nga historianë realistë grekë. Dikush prej tyre dje në Opinion madje thoshte se çamët dhe italianët, i përzunë grekët nga territori i prefekturës së Thesprotisë. Kjo është një gënjeshtër e madhe, si e pohon dhe vetë ambasadori amerikan i kohës në Greqi, Mac Weagh. Sipas tij, sulmi italian mbi Greqinë,dështoi pikërisht prej mungesës së bashkëpunimit të faktorit shqiptar, përkatësisht komunitetit çam.

Greqia e Ciprasit, trashëgimtare e luftës antifashiste, bën mirë të çlirohet nga fantazmat e së kaluarës. Mjerisht  me këto fantazma janë të mbushur plot dollapet e historisë së saj, fantazma të krimeve që i kanë kryer pikërisht  Zerva dhe të tjerë, kundërshtarë të Manolos Glezos, apo baballarëve të drejtuesve kryesorë të qeverisë së tij. Është koha për pajtim të plotë mes dy kombeve tona, por mbi shenjën e dialogut të barabartë dypalësh, apo nën egidën e institucioneve europiane.

*Shkruar për Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Para
“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

Foto/ Dervishi: Ky është kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944

Video-Stop/ Mjafton të paguash para në dorë dhe bëhesh shef kuzhine

Video-Stop/ Mjafton të paguash para në dorë dhe bëhesh shef kuzhine

Blushi prezanton partinë “Libra”, ja cilat figura i bashkohen

Reagon Sonila Meço: Nuk jam pjesë e partisë së Blushit, jam gazetare
















TE FUNDIT

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
13 Korrik, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 3.9% në 78.96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i...

Lexo më shumë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}