Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zeneli gjatë orës 02:25.
Është e paqarte se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës, ndërsa si pasojë e ngjarjes janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.
“Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.