Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronikë e çmendur

2016/08/29 at 3:56 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kronikë e çmendur

 Nga LUÇIANO BOÇI


Kur një gazetar investigativ deklaroi se informatorit të tij të arave me kanabis i kishin futur një plumb kokës, askush nuk e “vrau kokën”.

Ngjarja u përjetua si një normalitet, nga ato që as kronikë e zezë nuk mund të quhen. Shtetit nuk i lëvizi as nervi më i vogël, ndërsa opinionit publik iu duk një ngjarje e konsumuar dhe, si e tillë, e pakuriozitet. Jo vetëm që nuk i ngjalli emocion, por përkundrazi.

Dyshimet dëshirore se gazetari “rren” u shtuan më shumë. Tek e fundit, “çunat” s’po bëjnë ndonjë hata. Thjesht po ushqehen me bukë. Punë s’ka, subvencione s’ka, dritë në tunel jo e jo. Profesionistë jemi që jemi, mendojnë ata. Mediat në përgjithësi, me përtacëri e përmendën tek­tuk si një batutë të radhës. Me shumë bojë e zë u dedikojnë vrasjeve aksidenteve, incesteve që rriten çdo ditë me një sukses të makthshëm.

Ndërkohë, kronikat e ditëve nxijnë nga policët­korrës, që duket se “me dhimbje”, presin “pemët” magjike të kanabisit. Presin ato që janë “mashkull”­ thotë një bujk – që s’kanë prodhim. Ky, siç duket është trajnimi më i ri, të cilit i janë nënshtruar këto ditë policët e mjerë. Zakonisht pamjet shoqërohen me numra rrënjësh që shkojnë në dhjetëra­mijëra, për të bërë aty reklamën e “shtetit” dhe me qindra persona në kërkim. Po t’i mbledhësh në këto ditë, numri i tyre në total del më i madh se e gjithë trupa e policisë.

Këta me status “në kërkim” policia nuk guxon t’i gjejë asnjëherë, sepse fshihen në arat “femra”, pjellore e të paprekshme, me kallash në dorë, duke ruajtur “piramidën” e “virgjërinë” e memorandumit për “gjuetinë”! Shefat e policëve, të pashqetësuar, me laps në dorë bëjnë bilancet e humbje­fitimeve, minuseve e pluseve, përqindjeve e pjesëtimeve. Ndërsa disa “të fortë”, me origjinë nga këto “ara”, në mbështetje të liderit të tyre, në një fushatë me makina dogane, në vend që të brohorisnin kandidatin konkurrues, gërmusheshin për “mretin” e vet.

Ngatërruan pa dashje zgjedhjet lokale me ato politike. Po kjo s’ka rëndësi, kur të njëjtin gabim e bën me dashje dhe vetë Kryeministri. I bërë jeshil (mos e dhëntë Zoti prej kanabisit!), i binte me grusht podit të fushatës dhe përsëriti se opozita nuk e do reformën. Ndërsa partneri i tij i Aleancës vazhdon nxirjen me konsensus.

Turma, e sjellë gjysma më pahir, duartroket me “hare” dhe “zgërdhihet” nga “mençuria” e pakufij e atij që flet dhe e trisit rastësor të formuar prej llagapeve, si pjesë e pokerit të prillit. Lufta brenda maxhorancës e ka tejkaluar tashmë sallën llafazane të Parlamentit dhe është zhvendosur në “arenën e blertë”. “Të dashuruarit deri në urrejtje” nuk gjuhen më, me njëri­tjetrin me fjalë, por me ara kanabisi.

Krahinat e territoret dominante të njërës palë, pushtohen herë pas here nga “uniformat” e palës tjetër. D.m.th., shteti vjen erë! Të rëndë, madje. Sidomos tani që ka dhe zgjedhje bashkish me bakshish. Dëmi shkon në miliona euro. Brenda këtyre kutërbimeve shtetërore ka paralajmërim të qartë: “po më braktise, të godas aty ku humb më shumë para”.

Këtu tashmë dihet që formula ndërlidhëse e Aleancës është kanabis = para = vota = pushtet. Balancat brenda quasi­qeverisjes kanë filluar të lëvizin ndjeshëm. Çamët po kënaqen me “dhurata greke” nga shqiptarët.

Ndërsa vetë shqiptarët po ushqehen me lugë bosh nga serbët, të cilët autostradën e Nishit e morën “për hir të rajonit” me një firmë idiote të atij që fryhet sa herë e fërkojnë para foltores.

Ndërkombëtarët, nga ana e tyre “krihen” përpara Reformës në Drejtësi me drejtësi drapri dhe dhurojnë buzëqeshje pa doganë suksesi të paimagjinueshëm. Një “Reformë” me tapet jeshil anë e kënd, kjo. Më e bukura është se ekspertët e tyre e gjetën zgjidhjen, antidodin e korrupsionit, pikërisht tani në fund, në mesin e fushatës korrje­shitje.

Madje, jashtë politikës. Kjo ishte dhënia e pagave milionëshe gjyqtarëve e prokurorëve. Aleluja! Ndërsa të gjitha ato “broçkullat” e tjera AKLMNOD…. BKJHFDE…, pra sistemi, na paskëshin qenë kot fare. Ato u bënë se i duheshin atij spekulantit të përfolur ndërkombë­ tarisht, bashkë me këtë liderin global, për ta shpëtuar me demek nga “kapja” e për ta kaluar përfundimisht në “zaptim” Drejtësinë e bërë zhele.

Askush nga këta nuk e sheh invadimin e “gjethes”, që është bërë hiti absolut i kësaj vere. Sepse të gjithë merren me të. “Hallexhinjtë” e pushtetit e mbjellin, “turistët” e papunë e punojnë, shteti e ruan, policia e shet, popullsia do e marrë në fund një kacidhe lëmoshe në zgjedhje. Tamam si tek loja fëminore: “unë jam lokomotiva dhe thërras vagonin e parë, unë jam vagoni i parë…”. Por në një rreth çmendurie të paimagjinuar më parë.

Megjithatë, heshtja vazhdon. Duket se është e mbjellë në proporcion të drejtë me hashashin. Ose shkojnë shumë bashkë, ose kanë të njëjtin efekt. Reagim ende nuk ka. E vetmja është braktisja gërryese drejt askundit. Siç duket, të gjithë janë “të lumtur”. Por nuk e kuptoj se cilët janë më të çmendur pas kësaj “lumturie”, ne apo ata (ndërkombëtarët)?!

Më i mërzituri në këtë mes duket se është Lazarati. Mirë që i morën erzin e shpirtin, por po i rrëmbejnë edhe famën tani. Sesa për Shqipërinë, duket se po marshon çmendurisht me ballin lart, drejt anëtarësimit në BE­në e tronditur nga tërmetet.



Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Sipas shkencës, çiftet që konsumojnë alkool bashkë, më të lumtur

Sipas shkencës, çiftet që konsumojnë alkool bashkë, më të lumtur

Restoranti francez nuk i shërben grave myslimane

Restoranti francez nuk i shërben grave myslimane

Shqiptarët bombardojnë Granit Xhakën

Shqiptarët bombardojnë Granit Xhakën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com