Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus.
Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile. I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë.
Më herët, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, konfirmuan rastet e para respektive me koronavirus.
Krahas Kinës dhe Koresë së Jugut, Italia është vendi i tretë me përhapjen më të gjerë të virusit me 400 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje. /Opinion.al