Aktualitet

FOTO / Përkeqësimi i motit, përplasen dy tragete në Durrës


               Publikuar në : 21:28 - 26/02/20 |
Al Do

Një erë e fortë ka përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Për pasojë janë përplasur dy tragete në port.

Trageti i linjës së Ankonës qe ishte duke u nisur është përplasur me një traget që ishte i ankoruar

Rimojkiatorët kanë nisur punën për zhvendosjen e tyre.

Më herët Kapiteneria e portit të Durrësit u kishte bërë thirrje autoriteteve që të kenë kujdes për shkak të motit të keq.

NJOFTIMI I KAPITENERISË

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.
Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. /Opinion.al

Pas