Alfred Peza
Parlamenti i Shqiperise diskutoi dhe miratoi sot jo vetem rregullat per zbatimin e ligjit per dekriminalizimin, por edhe ndryshimin e ligjit per mediat audiovizive, ne pjesen e procedurave per zgjedhjen e drejtorit te ri te Pergjithshem te RTSH, ku ky i fundit ka mbetur vetem te miratohet formalisht te enjten e ardhshme.
Ne kete menyre, mer fund debati ne lidhje me dy ceshtje krejt te ndryshme nga njera- tjetra, por qe kane gjithesesi nje pike te perbashket. Tek te dyja mbizoterojne fjalet krize dhe konsensus.
Per dekriminalizimin, mazhoranca dhe opozita shmangen nje krize artificiale parlamentare, duke miratuar me konsensus nje kod te detajuar rregullash qe pritet te zbatohen ne menyre qe te pastrojne politiken, sot e ne te ardhmen, nga persona te zgjedhur apo te emeruar, me te kaluar apo me te tashme kriminale.
Ndersa ndryshimi i ligjit per mediat audiovizive, synon te zgjidhi krizen e drejtimit ne te vetmin transmetues publik ne Shqiperi. I cili prej me shume se dy vjetesh, funksionon duke mos patur ne krye, drejtuesin e saj kryesor. Per kete, u desh qe te ndryshohej nje ligj konsensual, i miratuar nga mazhoranca dhe opozita, mbi 3 vjet me pare.
Mes nje krize qe con tek konsensusi dhe nje ligji konsensual qe prodhon nje krize, une do te zgjidhja te paren. Ndaj sot, ishte nje dite e mbare per politiken shqiptare.