Me rastin e Ditës së Rinisë, presidenti Ilir Meta, ishte për homazhe te busti i Azem Hajdarit, në Qytetin Studenti. Ai u pyet nga gazetarët edhe për përçarjen në PD mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha.
Meta tha se nuk ishte aty për të folur për këtë çështje dhe se i rëndësishëm është pluralizmi politik.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria demokracia dhe pluralizmi politik të kthehen në shina të qëndrueshme së bashku me të ardhmen evropiane e vota e lirë gjithëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. E në fund fare “liri demokraci jo më vonë por tani!”,”-tha Meta./Opinion.al