Janë 6.030 emigrantë të cilët kanë zbarkuar në brigjet italiane vetëm 40 ditët e para të vitit 2016. Dhe ky cilësohet një rekord më vete. Sepse referuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifra e emigrantëve është rritur me 58 përqind.
Kjo shifër ka bërë që Italia të mendojë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Traktatit të Shengenit.
Rreziku më i madh është në pranverë ku pritet të ketë një invazion edhe më të madh të emigrantëve, çka mund të përsërisë atë të dy viteve më parë kur kriza në Libi solli në Itali 170 mijë të huaj.
Çka mund të krijojë një situacion real emergjence, duke pasur parasysh që sistemi i mikëpritjes ka mundësi vetëm për 105 mijë vetë. Që kanë kërkuar njohjen e statusit të refugjatit, midis të cilëve gra dhe fëmijë që është e vështirë për ti riatdhesuar.