Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjitike, KESH: Kursejeni! Rrezikojmë të mos gjejmë në treg

2022/09/12 at 2:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kriza energjitike, KESH: Kursejeni! Rrezikojmë të mos gjejmë në treg

Kurseje që ta KESH!


Shumë po flitet për krizën energjetike me të cilën Evropa, përfshirë Shqipërinë, do të përballet këtë dimër. Shkruhet në media, flasin ekspertë të sektorit, ekonomistë, opinionistë, gazetarë… E siç ndodh zakonisht në kohë krizash e marrje masash ekstreme ose jo, ka mendime pro dhe kundër. Por ajo çfarë duhet të kuptojmë të gjithë, e thënë thjesht dhe qartë, është se kjo krizë që do të jetë e gjatë në shtrirje kohore në sektorin energjetik është rezultat i kombinimit të dy faktorëve kyç: së pari, Evropa ka njohur vitin dhe verën më të nxehtë e të thatë në historinë e saj, një lajm i keq për vende që furnizohen me energji elektrike nga hidrocentralet, ku hyn edhe vendi ynë. 8-Mujori i vitit 2022 u karakterizua nga një situatë jo e favorshme hidrike dhe njëkohësisht mjaft sfiduese, për shkak të situatës së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, shkaktuar nga kriza globale e çmimeve të energjisë. Në tërësi treguesit hidrikë janë më të ulët jo vetëm në raport me periudhën respektive të lagësht të 2021-shit, por dhe me treguesit mesatarë shumëvjeçar të periudhës 1993-2021. Faktori i dytë, që është dhe më i rëndësishmi, është lufta në Ukrainë dhe ndërprerja e furnizimit të Evropës me gaz rus. Mungesa dhe shtrenjtimi i gazit në Evropë ka pasur efekt negativ në dy drejtime: njerëzit u janë drejtuar ngrohësve elektrikë në mungesë të ngrohjes me gaz, çka rrit konsumin e energjisë elektrike dhe nga ana tjetër, një pjesë e madhe e vendeve evropiane e sigurojnë energjinë elektrike nga TEC-et, të cilat për të prodhuar energji përdorin gaz. Kjo ka bërë që prodhimi i energjisë elektrike të bie dhe kombinimi i kërkesës së lartë me ofertën e ulët ka bërë që çmimi i energjisë në bursë të 10-fishohet. Dhe kjo është energjia të cilën e blen e importon edhe Shqipëria.

Shumëkush mund të pyesë: Po mirë, a nuk prodhon vet energji elektrike vendi ynë? Po, e prodhon energjinë nga HEC-et e kaskadës, por volumi i ujit për të prodhuar energji është i varur nga prurjet dhe rreshjet, të cilat nuk janë lëndë e parë konstante, sepse janë në varësi të motit.

Ndaj sipas ekspertëve të fushës, prodhimi vendas nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e larta në treg, për rrjedhojë shteti shqiptar është i detyruar që një pjesë të energjisë ta importojë. Dhe në një treg ku çmimet e energjisë janë “çmendur”, kostoja për shtetin është shumë e lartë. Ai e blen energjinë me 10-fishin e çmimit, por nuk e ka reflektuar këtë kosto te konsumatori, gjë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër, as në rajon e as në Evropë. Vendet pranë nesh, si Serbia, kanë miratuar rritjen e çmimit të energjisë për të gjithë konsumatorët me 6.15 %; Maqedonia e Veriut ka vendosur 4 fasha me rritje deri në 138.7%; Ndërsa Shqipëria ka vendosur ta mbulojë vet rritjen e pakontrolluar të kostove të sigurimit të energjisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për familjet që konsumojnë deri në 800 kilovatë/orë në muaj. Sipas ekspertëve të sektorit, 93% e abonentëve konsumojnë deri në 800 kilovatë orë ose më pak dhe vetëm 4% e abonentëve konsumojnë mbi këtë fashë. Këta të fundit, prej 1 tetorit do të tarifohen më shumë.

Pikërisht kjo krizë energjetike ka bërë që Shqipëria të ndërmarrë një fushatë për kursimin e energjisë. Ajo që duhet kuptuar është se kriza do të jetë e gjatë në kohë dhe në këtë rast bëhet fjalë më shumë për parandalim se sa për një problem akut. Nëse abuzohet me konsumin e energjisë elektrike, në një moment ndoshta nuk do të ketë fare energji të disponueshme, pavarësisht sa të gatshëm jemi ta paguajmë shtrenjtë atë. E një vend i vogël si Shqipëria, përballë shteteve shumë më të mëdha e të fuqishme ekonomikisht, rrezikon më shumë të mos e gjejë dot energjinë në treg.

Edhe shtete shumë të fuqishme janë ndërgjegjësuar për këtë fakt. Shumë prej vendeve në Evropë i kanë ndërprerë masat e EU-së, për reduktimin e emetimeve Co2 dhe po rihapin impiante të mbyllura të gjenerimit me qymyr apo lëndë fosile. Qytetet gjermane janë në errësirë totale këto kohë, për të kursyer energji. Dritat e institucioneve shtetërore dhe shesheve nuk ndizen më gjatë natës. Edhe në Danimarkë, dritat në rrugë do të reduktohen ose edhe mund të fiken fare. Në disa zona autoritetet kanë planifikuar të mos lejojnë ndezjen e dritave të Krishtlindjes apo patinazhin vjetor. Në Spanjë, të gjitha ndërtesat e sektorit publik dhe qendrat tregtare, kinematë, vendet e punës, hotelet, stacionet dhe aeroportet nuk do të lejohen ta gradojnë temperaturën e ngrohësve elektrikë më të lartë se 19 gradë celsius në dimër. Kurse Zvicra po mendon të marrë masa edhe më drastike: gjoba mijëraeuroshe, deri edhe dënim me tre vjet burg për këdo që këtë dimër ngroh dhomën e tij mbi 19 gradë celsius.

Në këto kushte, thirrja e qeverisë shqiptare për të kursyer energjinë është mëse legjitime dhe e mbështetur në fakte. Mjaftojnë masa të vogla në përditshmërinë tonë për të bërë një ndryshim të madh. Të tregohemi të kujdesshëm me përdorimin e energjisë elektrike në gatim, ngrohje, larjen e rrobave apo përdorimin e pajisjeve elektronike. Të konsumojmë më pak sot, që të mos mbetemi fare pa energji nesër! Kurseje që ta KESH!

 

 

 



Ju sugjerojmë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Para
Aseksualiteti: Seks? Jo faleminderit!

Aseksualiteti: Seks? Jo faleminderit!

PD: Kongresi i arsimit të Ramës ngjante me kongreset e partisë së të atit

PD: Kongresi i arsimit të Ramës ngjante me kongreset e partisë së të atit

“Siç do e donte Sami Frashëri”, Veliaj fton ish-samistët e opozitës në festë pajtimi

"Siç do e donte Sami Frashëri", Veliaj fton ish-samistët e opozitës në festë pajtimi
















TE FUNDIT

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
7 Shkurt, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
7 Shkurt, 2026

Dashi Në dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift, në sajë të kalimit tranzit të Venusit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com