Aktualitet

Kriza e energjisë, eksperti: Rritja e çmimeve do ndikojë indirekt tek qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 24/10/21 |
Opi Nion

Eksperti për çështjen e energjisë, Lorenc Gordani thotë se konsumatorët do të preken në mënyrë indirekte nga kriza e energjisë. Gordani tha  në “Klan News” se shumë biznese do të detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre përkohësisht.

Gordani sqaroi dhe skenarin që do të ndiqet për rritjen e çmimeve për vitet e ardhshme.

Eksperti për çështjen e energjisë shprehet se për shkak të krizës së energjisë bizneset kanë zgjedhur rrugë të tjera alternative siç janë panelet diellore.

Për Gordanin përdorimi i paneleve diellore do të ishte një nga instrumentet që do të mund të ndihmonte Shqipërinë për tu përballur më lehtë me krizën./ Klan News

Pas