Bota

Kritikuan luftën me Ukrainën, Rusia sanksionon dy aktorët e Hollivudit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 05/09/22 |
Opi Nion

Rusia ka sanksionuar dy aktorët e Hollivudit Ben Stiller dhe Sean Penn pasi kritikuan publikisht luftën e Moskës ndaj Ukrainës.

Ministria e Jashtme i përfshiu aktorët në një listë të re prej 25 shtetasish amerikanë, kryesisht politikanë, zyrtarë tregtarë dhe drejtues industrialë, ndërsa shton se janë vënë nën sanksione dhe se iu ndalohet hyrja në Rusi.

Dy aktorët,Stiller dhe Penn kanë qenë mbështetës të Ukrainës dhe janë takuar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy. Në një takim televiziv në Kiev në qershor, ylli i filmave “Zoolander” dhe “Meet the Parents”, Stiller i tha Zelenskyy: “Ti je heroi im”.

Penn, dy herë fitues i çmimit Oskar, ishte në Ukrainë duke regjistruar një dokumentar kur Rusia pushtoi dhe u detyrua të ikte në këmbë, duke iu bashkuar miliona refugjatëve ukrainas që kaluan në Poloni. Ai u kthye në qershor për të takuar udhëheqësin ukrainas dhe ka vizituar gjithashtu Bucha dhe Irpin, vendet e mizorive kundër civilëve nga forcat ruse pranë Kievit./Opinion.al

Pas