Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriminelët, heronj në mediat shqiptare

2016/03/02 at 12:06 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opinion/Spahiu: Gjyqësori mbush xhepat, politikanët nuk dënohen

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që lexon me “violinën” e tij, titujt e gazetave. Në agimin e zi gjysmat e titujve i zë fytyra e kryeministrit dhe gjysma intervistat e Izet Haxhisë apo profilet e të burgosurve në Shqipëri apo arrati.

Mijëra intelektualë kanë dhënë gjakun dhe jetën për Shqipërinë por ata askush nuk i njeh, e për më tepër kurrë nuk u përmendet emri.

Qofsh ekonomist apo jurist, qofsh inxinier apo arkitekt, qofsh psikolog apo sociolog, qofsh poet apo arkitekt, ti kurrë s’do gjesh në hapësirën e mediave shqiptare sepse nuk je as në pushtet dhe as s’je kriminel.

Politika dhe krimi janë shumë pranë njëra tjetrës dhe në Shqipëri respektohen dhe janë idhujt social.

E diela e Ardit Gjebresë ishte turpi jo i një gazetari por i shoqërisë e cila prodhon mitet e saj. Të vrarët nga droga, bandat e të fortëve sot janë VIP në media dhe ekrane.

Marjan Rroku nuk ishte vetëm të dielën e fundit por nga mëngjesi në darkë në faqet e para dhe ekranet e TV. Emrat e tyre sot janë më të njohur se akademikët, këngëtarët, artistët, intelektualët. Ata janë bajraktarët në provinca si Kruja, Kavaja, Fushë-Kruja, Laçi, Lezha, Vlora, Shkodra, Durrësi.

Kuçkat e gazetarisë mbulojnë kronika dhe intervista pa fund për hobin, veshjet, dashuritue, hallet, shijet dhe kujtimet e tyre në burg apo në kërkim.

Ata janë kudo por ju askund, ata janue në media por ju spektator, ata janë të pasur dhe ju në mjerim, ata janë të nderuar dhe ju të harruar, ata janë publik dhe ju anonim.

Kjo është pjella e një shoqërie të kriminalizuar që respekton të fortët. Ata mund ta blejnë median, ata mund ta blejnë edhe mëshirën. Në fund milionat e tyre po blejnë edhe keqardhjen tuaj.

Fundja ne s’meritojmë më shumë. Ata kemi zgjedhur për të na qeverisur në pallat, në media, në lagje, në qytet, në qeveri…..

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Forbes: Ja 10 arsyet pse Dua Lipa do të jetë ylli i ri i Pop-it

Forbes: Ja 10 arsyet pse Dua Lipa do të jetë ylli i ri i Pop-it

Huffington: Shqipëria rrezikon nga muxhahedinët

Huffington: Shqipëria rrezikon nga muxhahedinët

Marrëzia e koncesioneve, kostot trefishohen për qytetarët

Rama emëron 5 zv/ministra, ja emrat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com