Është identifikuar një nga viktimat e krimit në Tiranë. Sipas News 24 ka humbur jetën Etleva Kurti dhe ka mbetur e plagosur Kujtime Hysa.
Ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.
Autori i krimit pas ngjarjes është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes./Opinion.al