Kronikë

Krimi makabër, policia jep detaje (Emrat)


               Publikuar në : 13:27 - 25/06/19 |
geliano fataj

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me krimin në familje që ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe. Sipas policisë lokale në orën 12:52, pas një konflikti në familje 56-vjeçari Lavdosh Sulo ka goditur me levë hekuri bashkëshorten e tij, 44 vjeçaren Laureta Sulo

Gruaja është çuar me urgjencë nga familjarët e tjerë në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30 ka ndërruar jetë.

Policia thotë se ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave./ Opinion.al

Pas