Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi i Polonisë kundër historisë

2016/09/18 at 11:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Krimi i Polonisë kundër historisë

Nga Shlomo Avineri


Jeruzalem – Prindërit e mi dhe unë erdhëm në Tel Aviv pak muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Pjesa tjetër e familjes sonë të madhe – tre nga gjyshërit e mi, shtatë vëllezërit e nënës, dhe pesë kushërinj – mbetën në Poloni. Të gjithë u vranë gjatë Holokaustit.

E kam vizituar shumë herë Poloninë, i shoqëruar gjithnjë nga prania e mungesës hebreje. Librat dhe artikuj e mi janë përkthyer në polonisht. Kam ligjëruar në Universitetin e Varshavës dhe Universitetin Jagielonian në Krakov. Kohët e fundit u zgjodha anëtar i jashtëm i Akademisë Polake të Shkencave dhe Arteve. Edhe pse njohuritë e mia mbi gjuhën polake janë modeste, historia dhe kultura e këtij vendi nuk janë të huaja për mua.

Prandaj, i njoh arsyet e ndërhyrjes së qeverisë polake në legjislacionin mbi çështjet historike. Por gjithashtu jam i zemëruar nga ky akt. Në mënyrë të kuptueshme, polakët e shohin veten si viktimat kryesorë të nazistëve. Asnjë vend në Evropën e pushtuar nuk pësoi një tragjedi të ngjashme. Polionia ishte i vetmi vend ku nën pushtimin gjerman u shpërbënë të gjitha institucionet e saj qeveritare dhe ushtria, ndërsa u mbyllën shkollat dhe universitetet.

Edhe emri i tij u fshi nga harta. Në një përsëritje të copëtimit që ndodhi me Poloninë e shekullit XVIII nga ana e Rusisë dhe Prusisë, Pakti Molotov-Ribentrop i vitit 1939 çoi në pushtimin sovjetik të Polonisë lindore në prag të pushtimit gjerman. Nuk mbeti asnjë gjurmë e autoritetit polak.

Shkatërrimi i përgjithshëm i shtetit polak dhe institucioneve të tij, e bëri Poloninë një vend ideal për kampet gjermane të shfarosjes, në të cilat u vranë 6 milionë qytetarë polakë, 3 milionë hebrenj dhe 3 milionë polakë etnikë. Kudo tjetër në Evropën e kontrolluar nga gjermanët, nazistët duhej të përballeshin, ndonjëherë në një mënyrë jashtëzakonisht të komplikuar, me qeveritë vendore, qoftë edhe vetëm për arsye taktike.

Kjo është arsyeja pse Polonia ka të drejtë të këmbëngulë që kampet të mos quhen “kampet polake të shfarosjes” (siç iu referua gabimisht atyre në një rast edhe vetë presidenti i SHBA-së, Barak Obama). Ato qenë kampe gjermane në Poloninë e pushtuar. Por qeveria aktuale polake, është duke bërë një gabim të rëndë, në përpjekjen për të kriminalizuar ndonjë referencë për “kampet polake të shfarosjes”.

Vetëm regjimet jo-demokratike përdorin mjete të tilla, në vend se të mbështeten mbi diskursin publik, sqarimin historik, kontaktet diplomatike dhe edukimin. Legjislacioni i propozuar nga qeveria shkon edhe më tej:ai nuk ka asnjë referencë për rolin e polakëve etnikë në Holokaust si një vepër penale. Ai gjithashtu i referohet asaj që e quan “e vërteta historike”, në lidhje me masakrën ndaj hebrenjve gjatë luftës në qytetin e Jedvabnes nga fqinjët e tyre polakë.

Kur historiani Jan Gros, publikoi studimin e tij duke theksuar se qenë polakët dhe jo gjermanët, ata që dogjën të gjallë qindra hebrenj të kësaj qyteze, Polonia natyrisht pësoi një krizë të madhe të ndërgjegjes. Dy presidentët polakë, Aleksander Kvazhnjevski dhe Bronislav Komorovski, e pranuan këtë zbulim dhe u kërkuan ndjesë publike familjarëve të viktimave.

Sikurse e theksoi Komorovski “edhe tek një komb viktimash, duket se gjenden vrasës”. Megjithatë tani autoritetet thonë se çështja duhet të ri-shqyrtohet, madje duke bërë thirrje për rihapjen e varrezave masive. Pikëpamjet dhe ideologjia e qeverisë janë një çështje e brendshme polake. Por nëse kërkohet të komentohet mbi këtë çështje apo mohohen aspektet problematike të historisë së Polonisë, edhe ata që identifikohen me dhimbjen e Polonisë mund të ngrenë pikëpyetje që në njohjen e vuajtjeve të tmerrshme të polakëve, deri më tani qenë kryesisht të anashkaluara.

Këto pyetje nuk janë as të parëndësishme dhe as të drejtuara ndaj sjelljes së individëve të veçantë. Ato kanë të bëjnë me vendime kombëtare. Pyetja e parë ka të bëjë me kohën e Kryengritjes së Varshavës në gusht të vitit 1944. Polakët me të drejtë theksojnë se Ushtria e Kuqe, e cila kishte mbërritur në Vistula, nuk i ndihmoi luftëtarët polakë, duke i lejuar gjermanët të shtypin kryengritjen të pashqetësuar – një nga lëvizjet më cinike të Stalinit.

Por pse kjo forcë e fshehtë e rezistencës “Armia Krajova” apo Ushtria e Shtëpisë, e kontrolluar nga qeveria polake në mërgim në Londër, goditi në atë moment, kur gjermanët qenë duke u tërhequr, Polonia lindore qe çliruar, dhe kur Ushtria e Kuqe ishte gati të çlironte vetë Varshavën? Shpjegimi zyrtar polak, është se kryengritja kundër gjermanëve qe edhe një goditje parandaluese kundër Bashkimit Sovjetik, për të siguruar që të ishin vetë polakët dhe jo sovjetikët ata që do të çlironin kryeqytetin.

Kjo mund të shpjegojë (edhe pse natyrisht nuk e justifikon) refuzimin e sovjetikëve për të ndihmuar polakët. Megjithatë, pyetja zgjatet më tej:Pse Ushtria e Shtëpisë priti më shumë se 4 vite për t’u ngritur kundër pushtimit gjerman? Pse nuk e ndërpreu shfarosjen sistematike të 3 milionë hebrenjve, të gjithë qytetarë polakë, apo të godiste gjatë kryengritjes hebreje në Geton e Varshavës në prill të vitit 1943?

Shpesh dëgjohen debate mbi atë sesa armë dërgoi Ushtria e Shtëpisë – apo nuk u dërguan – për luftëtarët në geto. Por çështja nuk qëndron këtu. Shtypja e kryengritjes nga ana e gjermanëve në geton e Varshavës kërkoi disa javë; në anën e “Ariane”, polakët panë dhe dëgjuan atë që po ndodhte – dhe s’bënë asgjë.

Ne s’mund ta dimë cili do të qe rezultati nëse Ushtria e Shtëpisë do t’u ishte bashkuar hebrenjve – jo vetëm në Varshavë, por në të gjithë Poloninë e pushtuar, ku ajo kishte stërvitur mijëra anëtarë të saj për një kryengritje të mundshme. E sigurtë është se SS-ët nazistë do të kishin patur më të vështirë likuidimin e getos; për më tepër, bashkimi me atë që u cilësua një “kryengritje hebreje” do të ishte një provë e fuqishme e solidaritetit me hebrenjtë polakë.

Thelbi është se theksimi i dimensionit moral të vendimit për të filluar një kryengritje, me qëllim parandalimin e çlirimit të Varshavës nga sovjetikët, duke injoruar dështimin për të vepruar dhe parandaluar vrasjen e 3 milionë hebrenjve polakë dhe iu bashkuar kryengritjes në geto, mund të vihet legjitimisht në pikëpyetje. Kjo ngre një pikëpyetje tjetër, të ndrydhur prej një kohe të gjatë. Në mars të vitit 1939, qeveritë britanike dhe franceze e dinin se paqja me Hitlerin kishte dështuar: pasi shkatërroi Çekosllovakinë, Gjermania naziste u kthye kundër Polonisë. Atë pranverë, Britania dhe Franca u shpallën garantë të mbrojtjes së Poloninë në rastin e një pushtimi gjerman.

Njëkohësisht, Bashkimi Sovjetik u propozoi britanikëve dhe francezëve një front të bashkuar kundër agresionit gjerman ndaj Polonisë – përpjekja e parë për të ndërtuar një aleancë anti-naziste sovjeto-perëndimore. Në gusht të vitit 1939, një delegacion ushtarak anglo-francez shkoi në Moskë, ku kreu i delegacionit sovjetik, ministri i Mbrojtjes Kliment Voroshillov, u bëri oficerëve perëndimorë një pyetje të thjeshtë:a do të pranojë qeveria polake hyrjen e trupave sovjetike në vend, çka do të jetë e nevojshme për zprapsjen e  një pushtimi gjerman?

Pas disa javë hezitmi, qeveria polake refuzoi.

Siç tregohet më vonë, një ministër polak pyeti: ”Në rast se ushtria sovjetike hyn në Poloni, kush e di se kur do të largohet ajo?” Bisedimet anglo-francezo-sovjetike dështuan, dhe disa ditë më vonë u nënshkrua Pakti Molotov-Ribentrop. Ndonjë mund ta kuptojë pozitën polake:pas rifitimit të pavarësisë në vitin 1918, Polonia u përball me një luftë brutale kundër Ushtrisësëe Kuqe, e cila ishte gati të pushtonte Varshavën. Vetëm mbështetja ushtarake e Francës, i ndihmoi polakët të zprapsin rusët dhe ruajnë pavarësinë e vendit. Në vitin 1939, u duk se Polonia kishte më shumë frikë Bashkimin Sovjetik se sa Gjermaninë naziste

Askush s’mund ta dijë nëse Polonia do të kishte shmangur pushtimin gjerman, po të kishte lejuar hyrjen e Ushtrisë së Kuqe në territorin e saj në rastin e një pushtimi, dhe aq më pak nëse mund të ishte parandaluar Lufta e Dytë Botërore apo Holokausti. Por është e arsyeshme të mendohet se qeveria e atëhershme, bëri një nga zgjedhjet më fatale dhe katastrofike në historinë e Polonisë.

Në një mënyrë apo tjetër, qëndrimi i saj bëri të mundur paktin Molotov- Ribentrop, dhe Kryengritja e Varshavës e vitit 1944, e çoi qytetin pranë rrënimit të plotë. Kjo s’duhet parë në asnjë mënyrë si një përpjekje për të fajësuar viktimën. Faji moral dhe historik i takon Gjermanisë naziste dhe paralelisht edhe Bashkimit Sovjetik. Por në qoftë se qeveria aktuale polake dëshiron të rishikojë historinë, duhet të adresohen edhe këto çështje më të gjera.

Një komb dhe udhëheqësit e saj, janë përgjegjës për pasojat e vendimeve të tyre. Kohët e fundit vizitova POLIN, muzeun hebre të Varshavës, të ndërtuar me inisiativën e ish-presidentit Kvazhnjevski. U impresionova shumë jo vetëm nga pasuria dhe prezantimi i materialeve, por edhe nga sofistikimi dhe integriteti historik ku bazohet i gjithë projekti:ekspozita e bën të qartë se pa hebrenjtë, Polonia nuk do të ishte Poloni.

Por muzeu gjithashtu tregon anën e errët të kësaj historie të ndërthurur, sidomos daljen në fund të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX të nacionalistit radikal Roman Dmovski dhe partisë anti-semite Endecja. Një mik jo-hebre që më shoqëronte më tha:”Tani është koha të ndërtohet një muze polak me një standard të krahasueshëm”.

Miku im ka të drejtë. Por qeveria aktuale e Polonisë, është duke vazhduar në një rrugë që sa e gabuar aq edhe e papërgjegjshme. Siç e ka treguar vetë rasti i Gjermanisë, Polonia mund ta mbrojë më mirë veten duke u përballur me të vërtetën.

www.bota.al / Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Poland’s Crime Against History

 

Etiketa: historiakrimipolonia


Ju sugjerojmë

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Para
Nuri Seferi humbet duelin për titullin e kampionit të Evropës

Nuri Seferi humbet duelin për titullin e kampionit të Evropës

Rusi, mbahen zgjedhjet parlamentare. Fushata, pa zërat kritikë kundër Putinit

Rusi, mbahen zgjedhjet parlamentare. Fushata, pa zërat kritikë kundër Putinit

Indi: Sulm në një kamp ushtarak, 17 të vrarë

Indi: Sulm në një kamp ushtarak, 17 të vrarë
















TE FUNDIT

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
14 Maj, 2025

Ndërkohë që liderët europianë dhe nga vende të tjera kanë uruar kryeministrin Rama, ditën e sotme për fitoren e zgjedhjeve,...

Lexo më shumë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com