Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi dhe politika”, deputeti i Merkelit flet për largimin e Xhafës

2018/11/01 at 11:08 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çështja Xhafaj”, flet deputeti i Merkelit: Çfarë presim nga vetë ministri dhe prokuroria shqiptare

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Welle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.


Thorsten Frei: “Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar

Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit. “Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.”

Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Twitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj. Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane.

Megjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë./DW



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Para
Shqipëria bashkëpunim me Irlandën, Majko takon homologun Cannon

Shqipëria bashkëpunim me Irlandën, Majko takon homologun Cannon

Princi Charles, i llastuar, i hekurosen lidhëset e këpucëve por ka akoma

Princi Charles, i llastuar, i hekurosen lidhëset e këpucëve por ka akoma

LIVE/ Saimir Tahiri në konferencë: Në Itali rezultova i pafajshëm

LIVE/ Saimir Tahiri në konferencë: Në Itali rezultova i pafajshëm
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}