Personat që shihni në foto janë Hekuran Gjoni dhe Asim Gjoni, ku ky i fundit u vra me thikë nga babai i tij.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, më datë 1 shkurt 2025, në banesën e familjes Gjoni, në rrugën “Ilia Shyti” në zonën e Kodrës së Priftit.
Policia e Tiranës njofton se ka shoqëruar si të dyshuar për vrasjen, babain e Asimit, Hekuran Gjonin, dhe janë duke kryer hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.