Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijoi vaksinën e rubeolës në ’60, shkencëtari po punon për koronavirusin

2020/04/13 at 10:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krijoi vaksinën e rubeolës në ’60, shkencëtari po punon për koronavirusin

Stanley Plotkin është pagëzuar si babai i vaksinës. Ai ka punaur për vaksinën e antraksit, poliomelitit, rotavirusit, tërbimit dhe në në vitet ‘60, Plotkin shpiku vaksinën e rubeolës çka ndihmoi në zhdukjen e sëmundjes në SHBA. Ai tashmë është duke punuar dhe duke ndihmuar në luftën kundër një armiku tjetër COVID-19.


Plotkin, pediatër dhe vaksinologjist është duke u marr si konsulent edhe në zhvillimin e vaksinës kundër pandemisë së koronavirusit.

CNBC arriti ta intervistojë studiuesin e njohur në oborrin e shtëpisë së tij në Florida.

Rubeola,  e njohur ndryshe si fruthi gjerman, ishte një sëmundje me simptoma të lehta tek të rriturit, por nëse prekte gratë shtatzëna ajo shkaktonte dëmtime të fëmijëve. Në vitet ’60 një epdiemi e rubeolës shpërtheu në SHBA dhe Europë duke lënë 12,000 mijë fëmijë pa shikim, pa dëgjim ose pa të dyja bashkë”, kjo sipas të dhënave në Institutin Wistar, në bashkëpunim me të cilin Plotkin shpiku vaksinën e cila tashmë është në pjesën e tre vaksinave që bëhen tek fëmijët në të gjithë botën: MMR (fruthi, shyta dhe rubeola).

Ndërsa flet mbi ndryshimet mes rubeolës dhe koronavirusit, Plotkin thotë se ndonëse i prekte të gjitha shtresat e popullatës rubeola ishte më e rrezikshme tek gratë shtatzëna dhe sikurse thotë ai, asokohe 1% e grave shtatzëna u prekën nga rubeola. “Sot janë të gjithë shqetësuar sepse koronavirusi infekton këdo, ai është veçanërisht vdekjeprurës për të moshuarit. Pyetja është nëse ne mund ta ndalojmë epideminë siç ndodhi në Kinë? Shoqëritë tona nuk janë si ajo kineze ndaj mbetet për t’u parë. Unë mendoj se distancimi social është i duhuri për të ndaluar korornavirusin dhe për të ulur numrin e të infektuarve. Nëse ne nuk izolohemi atëherë ndoshta  70% apo 80% e popullatës do të infektohet”, ka thënë Plotkin.

I pyetur se si ai ka arritur të zhvillojë një vaksinë, shkencëtari u përgjigj:

“Punova shumë për vaksinën e poliomelitit dhe mësova se si ta dobësoj një virus. Kur nxora projektin për vaksinën e rubeolës në thelb qëllimi ishte dobësimi i virusit dhe imunizimi i popullatës përmes tij, pa shkaktuar problemet që ai shkakton natyralisht.

Ndryshimi i madh që ekziston sot me 40 vite më parë është se ne sot kemi shumë mënyra të zhvillimit të vaksinës. Në ato kohë kishte relativisht pak mënyra për të zhvilluar një vaksinë dhe ekzistonin tre apo katër projekte. Unë kam shpresa të konsiderueshme për vaksinën e koronavusit, por njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është si në filma, që ajo mund të zhvillohet për një natë. Do të marri të paktën një vit, përpara se të kemi një vaksinë dhe nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Në vitet ’60 ne mund ta vrisnim një agjent dhe të përdornim materialin e vrarë. Por sot ne kemi mënyra të përdorimit të acidit nukleik ADN dhe ARN, konstruksione të virusit. Ne mund të përdorim proteinat. Ne mund të përdorim vektorë, viruse që mbajnë pjesë të një virusi tjetër për të imunizuar popullatën. Ka gjithashtu teknika që lejojnë përdorimin e proteinave që nuk janë ekzaktësisht sit ë virusit natyral, por që mundësojnë imunizimin e popullatës. Ndaj them se nga 40 përpjekje që ekzistojnë për vaksinën, 6-10 të tilla po zhvillohen me metodat që folëm dhe dy prej tyre janë në  fazën e testeve klinike.

I pyetur se si ndikojnë politikat në krijimin e vaksinës, Plotkin tha:

Ka një gjë thelbësore për zhvillimin e vaksinës. Mesatarisht duhet gjysmë miliardë dollarë për zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine. Kjo përfshin fazën e parë, testimet klinike dhe fazën e efikasitetit ku vaksinohen mijëra njerëz dhe ndiqet efiçenca. Kompanitë farmaceutike sigurisht që i shpenzojnë këto para që të zhvillojnë vaksinën, por duhen vite deri në përfundimin e procesit. Me koronavirusin shkencëtarët janë duke i përshpejtuar gjërat dhe për ta bërë në një rrugë sa më ekonomike, por megjithatë krijimi i një vaksine për të imunizuar secilin do të jetë një investim i madh.

Lidhur me informcionet që ekzistojnë disa shtame dhe rrezikun qe të kthehet në një virus stinor, Plotkin u shpreh:

Informacionet janë ende kontradiktore. Jo të gjithë e pranojnë idenë e disa shtameve. Mbetet për t’u parë. Ka 4 lloje te koronavirusit respirator që  janë zbuluar vite më parë, që shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe kthehen çdo vit. A do të ndodhë e njëjta gje me COVID-19? Mbetet për t’u parë./Opinion.al

Etiketa: stanley plotkin


Ju sugjerojmë

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
Rajoni

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

23 Tetor, 2025 11:17 am
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Para
Moska “imiton” Shqipërinë, aplikon sistemin e lejeve online për qytetarët

Moska "imiton" Shqipërinë, aplikon sistemin e lejeve online për qytetarët

“15 vite burg nëse thyen karantinën dhe shkakton vdekjen e një personi”

Aktivitet ilegal gjatë karantinës, policia mbyll një berber dhe 2 kafene

Kjo nuk është koha të vdesim

Kjo nuk është koha të vdesim
















TE FUNDIT

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
23 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve,...

Lexo më shumë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
23 Tetor, 2025

Gjykata e Durrësit dënon me burgim të përjetshëm djalin e Pëllumb Metës, Hysen Meta. 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe...

Lexo më shumë

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
23 Tetor, 2025

Në raportin final të OSBE-ODHIR një vend e ka zënë edhe “bufi i kënetës”, epiteti të cilin kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
23 Tetor, 2025

Në raportin e OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 11 majit flitet edhe për mbylljen e TikTok me vendim të qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com