Kemi parë robotë të ndryshëm por edhe një të tillë në formë dhe në funksionet e karkalecit nuk e kishim parë deri më sot. Disa shkencëtarë rus dhe inxhinierë nga universiteti “Immanuel Kant Baltic Federal” kanë krijuar disa muaj më parë këtë robot që shihni në foto.
U deshën 7 muaj kohë për krijimin e tij dhe sot ja ku është: I ngjashëm në madhësi dhe formë me karkalecin. Ai ka gjithashtu sjellje të ngjashme me karkalecin.
Roboti prej 10 cm udhëton me një shpejtësi prej 30 cm/sek. Roboti është i pajisur me një dritë, me sensorë të ndjeshëm me të cilat dallon pengesat. Si një robot miniaturë me një aparat fotografik portativ ai mund të depërtojë në vende të vështira. Rusët mendojnë se me këtë pajisje fëmijët do të mund të zhvillojnë intutitën dhe do të jenë më kreativ dhe së shpejti do të prodhohet në seri. /Opinion.al