Tomorr Alizoti ka folur në lidhje zhvillimet e politike në vend si dhe krijimin e partisë më të re “Bindja Demokratike”.
I ftuar në “Abcnews”, Alizoti tha se partia e re nuk do shërbejë në zgjedhjen e krizës politike në vend.
Sipas tij, demokratët nuk duhet të përçahen, por të bashkohen rreth Partisë Demokratike
“Unë mendoj se çdo lëvizje që do lironte dhe do çonte drejt zgjidhjes së krizës ku ndodhet Shqipëria, madje do të thoja edhe më të thellë se në ’97 sepse në atë kohë gjërat ishin të qarta ndërsa sot gjërat janë shumë të paqarta, do ishte e mirëpritur. Por unë nuk shikoj që një lëvizje e tillë do shërbejë një zgjidhjen e kësaj krize. Mendoj se në këtë situatë tejet të vështirë demokrat duhet të bashkohen rreth partisë së tyre. Çdo lëvizje tjetër do të ishte e tepërt. Ky është perceptimi im”, tha Alizoti.
Ndërkohë, ish-demokrati Astrit Patozi i cili do të marrë dhe drejtimin e Partisë “Bindja Demokratike” ka zhvilluar ditën e sotme një takim në periferi të Tiranës me “të larguarit” nga PD. Në fokus të bisedimeve kanë qenë hapat e mëtejshëme për anëtarsimet e personave të tjerë në parti si dhe vijimi i procedurave për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Më herët, u fol se liderja e forcë së re politike do të ishte Rudina Hajdari, por një gjë e tillë është mohuar nga vet deputetja demokrate./ Opinion.al E.Xh.