Një shtetase shqiptare, anëtare e një bande që grabiti 26 shtëpi në një muaj e gjysmë në vitin 2019, apeloi kundër dëbimit në Shqipëri, pasi pretendoi se kishte gjetur dashurinë e jetës në A Lama.
Sipas saj largimi me forcë nga Spanja, shkel të drejtat, mes tyre edhe të partnerit, një shtetas spanjoll të cilin e takoi në burg, por kjo nuk është marrë parasysh nga autoritetet.
Shtetasi spanjoll dhe shqiptarja kërkojnë të krijojnë një familje.
Sipas mbrojtjes së saj në apel, gruaja hyri rregullisht në vend nëpërmjet një fluturimi nga Roma dhe gjatë periudhës tre mujore si turiste ajo u ndalua dhe më pas u gjykua.
Pas vuajtjes së dënimit ajo u transferua direkt nga burgu në aeroport dhe partneri i saj shkoi në Shqipëri ku u martuan, pasi nuk mund ta bënin këtë në territorin spanjoll pasi gruas i kishin mbajtur dokumentet nga autoritetet spanjolle.