Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kremlini refuzon ofertën e presidentit Zelensky për armëpushim 30-ditor

2025/04/29 at 3:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.


Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij”.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë. Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.

“Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai. Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë.

Parada vjetore e Ditës së Fitores në Rusi shënon përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Përgjigja e Rusisë më 29 prill, megjithatë, ishte refuzimi i armëpushimit më të gjatë “të menjëhershëm”, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që tha se disa çështje duhej të zgjidheshin më parë. “Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të hyhet në një armëpushim afatgjatë”, tha ai.

Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani duhet të përmbante klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ofroi asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.

Kjo është hera e dytë këtë muaj që Kremlini bën thirrje për ndalim të luftimeve. Një propozim për pushimet e Pashkëve në fillim të këtij muaji u injorua gjerësisht, ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhduan ta godasin njëra-tjetrën.

Ashtu si çdo vit gjatë presidencës së tij, Putin do të drejtojë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq më 9 maj, për Ditën e Fitores, duke festuar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë. Në vitet e fundit, ai ka shfrytëzuar këtë rast për të lavdëruar historinë sovjetike dhe ruse, ndërsa kritikon Perëndimin.

Festa ndodh ndërsa pushtimi rus i Ukrainës – tashmë lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – po vazhdon pa ndërprerje në vitin e saj të katërt. Humbjet e Rusisë, në të vrarë ose të plagosur, tani besohet të jenë më të mëdha se të gjitha humbjet që ka pësuar në të gjitha konfliktet që ka luftuar që nga viti 1945.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 51 dronë ukrainas brenda më pak se tre orësh në mbrëmjen e 28 prillit. Një deklaratë e ministrisë e postuar në Telegram tha se njësitë e saj kishin shkatërruar 40 dronë mbi rajonin perëndimor të Kurskut. Dronë të tjerë u shkatërruan mbi rajonin qendror Oryol dhe Belgorod në jug, si dhe mbi Gadishullin e Krimesë dhe Detin e Zi.

Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve.

Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.

Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dy palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës.

Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelenskyn që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.

Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis – diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përforcoi këtë deklaratë më 28 prill.

“Trump dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. Unë e kuptoj se Vladimir Putin, këtë mëngjes, ofroi një armëpushim të përkohshëm”, tha ajo. “Presidenti ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për të ndalur vrasjet, për të ndalur gjakderdhjen.”

Ekspertët thonë se Putini po e zvarrit procesin e negociatave sepse forcat e tij kanë epërsi në fushëbetejë dhe një armëpushim në vijën aktuale të kontaktit do ta linte atë pa arritur një nga qëllimet e tij kryesore: pushtimin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se ka aneksuar: Donjckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.

Ata shtojnë se dorëzimi i territorit Rusisë do të ishte politikisht dhe kushtetuesisht i pamundur për Zelenskyn. Qytetarët dhe ligjvënësit ukrainas duket se janë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Rusia dëshiron që çfarëdo marrëveshje paqeje ta njohë kontrollin e saj mbi pothuajse 20 për qind të Ukrainës, përfshirë Krimenë. Ajo gjithashtu kërkon që Ukraina të çarmatoset dhe të mbahet jashtë NATO-s. Moska ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Kievit për një forcë paqeruajtëse perëndimore që do të monitoronte çfarëdo marrëveshje armëpushimi.

REL

 



Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

13 Nëntor, 2025 3:31 pm
Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
Kronikë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

13 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
Para
Qytetarët me më shumë borxhe e më pak kursime/ BSH: Huadhënia arrin në 36.2 mld lekë

Qytetarët me më shumë borxhe e më pak kursime/ BSH: Huadhënia arrin në 36.2 mld lekë

Berisha në Kongresin e PPE: Narkoshteti është kthyer në makineri zgjedhore

Berisha në Kongresin e PPE: Narkoshteti është kthyer në makineri zgjedhore

OKB: Mbi 72 mijë migrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit

OKB: Mbi 72 mijë migrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit
















TE FUNDIT

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
13 Nëntor, 2025

“Është bërë përparim i kufizuar në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë.” Raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi vendet kandidate,...

Lexo më shumë

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
13 Nëntor, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi u refuzua kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për...

Lexo më shumë

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
13 Nëntor, 2025

Në takimin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni....

Lexo më shumë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
13 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com