Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krahasimi i dokumenteve të klasifikuara të Trumpit, Bidenit e Pence, implikimet politike

2023/01/26 at 9:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Krahasimi i dokumenteve të klasifikuara të Trumpit, Bidenit e Pence, implikimet politike

Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk duhet të jenë.

Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në Indiana pason zbulimin e materialeve të klasifikuara në shtëpinë dhe ish-zyrën e presidentit Joe Biden, në Delauer, dhe sekuestrimin vitin e kaluar të qindra dokumenteve të klasifikuara nga Mar-a-Lago, rezidenca në Florida e ish-presidentit Donald Trump.

Lexoni se ku janë ngjashmëritë dhe dallimet midis këtyre tri situatave të ndryshme:

Për sa dokumente të klasifikuara bëhet fjalë?

PENCE: “Një numër i vogël dokumentesh që mbanin vulën si të klasifikuara” u zbuluan javën e kaluar në shtëpinë e e ish-zëvendëspresidentit Pence në Indiana, shkroi avokati i tij, Greg Jacob, në një letër të datës 18 janar drejtuar Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve, të cilën letër e ndau me Associated Press.

Në total, u zbuluan katër kuti që kishin kopje të dokumenteve të administratës – në dy prej tyre u gjet “një numër i vogël” letrash me shenja si të klasifikuara dhe dy të tjerat përmbanin “kopje të letrave të zëvendëspresidentit” – sipas Jacob.

Zbulimi u bë pothuajse dy vjet pasi Pence u largua nga detyra.

BIDEN: Është e paqartë se sa dokumente të klasifikuara saktësisht janë gjetur në shtëpinë dhe ish-zyrën e Bidenit.

Richard Sauber, këshilltar i posaçëm i presidentit, tha në fillim të këtij muaji se “një numër i vogël dokumentesh të klasifikuara” u zbuluan më 2 nëntor 2022, në një dollap të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington, teksa avokatët personalë të Bidenit po pastronin zyrat.

Grupi i dytë i dokumenteve u gjet më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Uillmington, ndërkaq një tjetër dokument u gjet në bibliotekën personale në shtëpinë së tij më 12 janar.

Hetuesit e Departamentit amerikan të Drejtësisë më 20 janar gjetën gjashtë dokumente shtesë të klasifikuara gjatë kontrolleve 13 orëshe në shtëpinë e presidentit Biden në Delauer.

TRUMP: Rreth 300 dokumente të klasifikuara – duke përfshirë disa të nivelit top sekret – janë gjetur në rezidencën e Trumpit, që kur ai u largua nga detyra në janar 2021.

Në janar të vitit 2022, Arkivat Kombëtare morën 15 kuti me dokumente, duke u thënë zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë se ato përmbanin “shumë” materiale të klasifikuara.

Në gusht, agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) morën më shumë se 33 kuti me gjithsej 11.000 dokumente nga shtëpia e tij Mar-a-Lago në Florida, duke përfshirë afërsisht 100 dokumente të klasifikuara që u gjetën në një depo dhe në një zyrë.

Sa shpejt janë kthyer dokumentet e klasifikuara?

PENCE: Jacob tha se të dhënat u zbuluan më 16 janar, u siguruan në një kasafortë të mbyllur dhe u morën nga agjentët e FBI-së më 19 janar.

Katër kutitë me letra u dorëzuan në Arkiv më 23 janar.

BIDEN: Pas zbulimit të materialeve më 2 nëntor, avokatët personalë të Bidenit njoftuan menjëherë zyrën e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, e cila njoftoi Arkivin Kombëtar, tha Sauber.

Të nesërmen, Arkivi i mori dokumentet për t’i ruajtur.

Avokatët personalë të Bidenit më pas filluan të ekzaminojnë vende të tjera ku mund të ishin dërguar të dhënat, pasi ai u largua nga zëvendëspresidenca në 2017.

Ata gjetën dokumente më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Uillmington, dhe më 12 janar në bibliotekën e tij.

Sauber tha se Departamenti i Drejtësisë u “njoftua menjëherë” dhe mori nën kontroll të dhënat.

Më 20 janar, Biden lejoi vullnetarisht agjentët e FBI-së të kontrollonin shtëpinë e tij në Uillmington, ku ndodheshin dokumente shtesë.

TRUMP: Një përfaqësues i Trumpit i tha Arkivit Kombëtar në dhjetor 2021 se të dhënat presidenciale ishin gjetur në Mar-a-Lago gati një vit pasi ai u largua nga detyra. Pesëmbëdhjetë kuti me të dhëna që përmbanin edhe disa materiale të klasifikuara, u transferuan në Arkiv në janar.

Disa muaj më vonë, hetuesit nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja vizituan Mar-a-Lago për të marrë më shumë informacione rreth materialeve të klasifikuara të dërguara në Florida.

Në një deklaratë të FBI-së, pas kontrollit të 8 gushtit në shtëpinë e Trumpit, kutitë përmbanin 184 dokumente unike që mbanin shenja klasifikimi, mes tyre 25 të etiketuar si ‘top sekret’.

A ka mundësi të ngriten akuza penale?

BIDEN dhe PENCE: Nuk ka asnjë indikacion që të dy ishin në dijeni të ekzistencës së dokumenteve para se ato të gjendeshin dhe dorëzoheshin. Duket se të dyja palët i kthyen të dhënat shpejt dhe pa qëllim për t’i fshehur ato.

Kjo është e rëndësishme sepse Departamenti i Drejtësisë historikisht kërkon vullnetin, ose një qëllim për të keqpërdorur sekretet qeveritare, për të vendosur nëse do të ngrejë akuza penale.

Në rastin e Bidenit, edhe nëse Departamenti i Drejtësisë do të donte ta ndiqte çështjen penalisht në bazë të provave, tani për tani kjo është e pamundur pasi një president ka imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës së tij në detyrë.

Më 12 janar, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, caktoi një këshilltar të posaçëm për të hetuar zbulimin e dokumenteve në zotërim të Bidenit. Robert Hur, ish-prokuror amerikan i emëruar nga Trumpi në Maryland, do ta drejtojë hetimin.

Në SHBA, konsiderohet krim vetëm nëse dokumentet e klasifikuara merren dhe mbahen me qëllim.

Prokurorët zakonisht nuk ngrenë aktakuza nëse dokumentet e klasifikuara merren nën posedim aksidentalisht, por nëse ka të dhëna se ka pasur pengim të drejtësisë, gjërat mund të ndryshojnë.

TRUMP: Ekspertët ligjorë thonë se Trumpi përballet me më shumë rreziqe ligjore sesa Bideni dhe Pence.

Ish-presidenti mund të përballet me ekspozimin për pengim në betejën e zgjatur për t’i tërhequr dokumentet. Dhe, duke qenë se ai nuk është më në detyrë, atij nuk do t’i ofrohej mbrojtje nga ndjekja e mundshme penale.

Në nëntor, Garland caktoi Jack Smith, një prokuror veteran për krimet e luftës dhe me përvojë në hetimet e korrupsionit publik, për të udhëhequr hetimet mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga Trumpi, si dhe për aspektet kryesore të një hetimi të veçantë që përfshin kryengritjen e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet për t’i zhbërë zgjedhjet e 2020.

Çka thanë Bideni, Trumpi dhe Pence?

PENCE: Në gusht të vitit të kaluar, Pence i tha Associated Press se ai nuk kishte marrë asnjë informacion të klasifikuar me vete kur u largua nga detyra. Kur u pyet direkt nëse kishte mbajtur ndonjë informacion të tillë, ai u përgjigj “jo, jo me dijeninë time”.

Si zëvendëspresident, Pence kishte fuqinë për të deklasifikuar disa dokumente, megjithëse ai tha se nuk e ka bërë këtë.

BIDEN: Biden tha në fillim të këtij muaji se ishte “i befasuar kur mësoi” se dokumentet ishin gjetur në ish-zyrën e tij. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në materialet aty, por i mori dokumentet e klasifikuara “shumë seriozisht”. “Ekipi im bëri atë që duhej të bënte”, tha Biden. “Ata thirrën menjëherë Arkivën Shtetërore”.

Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 12 janar se ai po “bashkëpunonte plotësisht” me Departamentin e Drejtësisë në hetimin mbi mënyrën se si ruheshin informacionet e klasifikuara dhe të dhënat qeveritare.

TRUMP: Trump, i cili kur ishte president kishte mundësinë e deklasifikimit të dokumenteve, ka pohuar se e bëri këtë në lidhje me dokumentet që mori me vete – megjithëse nuk dha asnjë provë. Ai tha në një intervistë për Fox News në shtator se një president mund të deklasifikojë materialin vetëm “edhe duke menduar për të”. Ish-presidenti e quajti bastisjen e rezidencës në Mar-a-Lago një ” të paparalajmëruar”, “të panevojshme” dhe që përfaqësonte “kohë të errëta për kombin”.

Cilat janë implikimet politike?

PENCE: Teksa ai mund të synojë prapë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, zbulimi i dokumentit e shtyn Mike Pence në debatin mbi trajtimin e materialeve sekrete nga zyrtarë që kanë shërbyer në nivelet më të larta të qeverisë.

Ai kishte këmbëngulur më parë se kishte ndjekur protokolle të rrepta në lidhje me dokumentet e klasifikuara.

BIDEN: Gjetja e dokumenteve në shtëpinë e tij, mund të intensifikojë kritikat nga republikanët dhe të tjerët që thonë se nëse Trumpi është fajtor për ndonjë gjë, fajtor është edhe Bideni. Ka, gjithashtu, pasoja të mundshme në Kongres, ku republikanët po premtojnë të nisin hetime të gjera për administratën e Bidenit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, një republikan nga Kalifornia, tha “unë mendoj se Kongresi duhet ta hetojë këtë”.

TRUMP: Hetimi mbi dokumentet është një nga shumë çështjet që e komplikojnë ofertën e ish-presidentit për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, veçanërisht pasi u bë e qartë se Departamenti i Drejtësisë kishte nisur një hetim penal për mbajtjen top- sekret të informacionit qeveritar.

Trumpi dhe mbështetësit e tij e kanë përshkruar bastisjen në Mar-a-Lago si një sulm partizan nga demokratët. Në nisje të fushatës së tij në nëntor, Trumpi e quajti veten “viktimë” e prokurorëve të pabindur dhe të korruptuar të Uashingtonit./REL

Ju sugjerojmë

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur
Te Fundit

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

27 Mars, 2023 9:31 am
VIDEO/”Ça ishte kjo?”Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel
InstaBIZ

VIDEO/”Ça ishte kjo?”Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel

27 Mars, 2023 9:16 am
Lidhje me oligarkun rus? Rama: Asnjë lidhje me qeverinë, me mua jo e jo
Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, reagon kryeministri Edi Rama

27 Mars, 2023 9:00 am
Ngjarja te Top Channel, eksperti: Kjo ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit
Kronikë

Ngjarja te Top Channel, eksperti: Kjo ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit

27 Mars, 2023 8:52 am
Reshje shiu e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Mos harroni çadrën, sot priten reshje shiu

27 Mars, 2023 8:33 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 mars 2023

27 Mars, 2023 8:24 am
Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë
Aktualitet

Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

27 Mars, 2023 8:08 am
PD ende e përçarë, Alibeaj: Nuk kam asnjë personale me Sali Berishën
Kryesore

Alibeaj zyrtarizon emrat e kandidatëve për 16 bashki,’ngec’ në Kurbin dhe në Vaun e Dejës

27 Mars, 2023 12:53 am
Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës
Rajoni

Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës

26 Mars, 2023 9:41 pm
Si u zgjodh Roland Bejko kandidat për Tiranën për grupin e Alibeaj, zbardhet votimi
Aktualitet

Si u zgjodh Roland Bejko kandidat për Tiranën për grupin e Alibeaj, zbardhet votimi

26 Mars, 2023 9:32 pm
Para
Pas pezullimit dy vjeçar, Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram

Pas pezullimit dy vjeçar, Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram

Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit, opozita kundër

Dokumenti/Kuvend, PD kërkon mocion me debat për takimet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI

Nis seanca plenare, përkujtohen viktimat e Holokaustit

Nis seanca plenare, përkujtohen viktimat e Holokaustit








TE FUNDIT

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur
27 Mars, 2023

Nga Dom Gjergj Meta SOT QAVA ... Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m'u desh...

Lexo më shumë

VIDEO/”Ça ishte kjo?”Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel

VIDEO/”Ça ishte kjo?”Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel
27 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku është qëlluar me armë në...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj Top Channel, reagon kryeministri Edi Rama

Lidhje me oligarkun rus? Rama: Asnjë lidhje me qeverinë, me mua jo e jo
27 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku u qëllua me armë...

Lexo më shumë

Ngjarja te Top Channel, eksperti: Kjo ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit

Ngjarja te Top Channel, eksperti: Kjo ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit
27 Mars, 2023

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka publikuar foton e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë, pas ngjarjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com