Aktualitet

KPA vendos në 26 korrik, kreu i Gjykatës së Lartë: Çdo gjë ka kufi!


               Publikuar në : 15:38 - 17/07/19 |
geliano fataj

Në 26 korrik, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ky i fundit ka kaluar shkallën e parë të vettingut por u ankimua nga komisioneri publik.

Në seancën e sotme Komisioneri Publik paraqiti konkluzionet përfundimtare se përse sipas tij, Xhezair Zaganjori duhet të shkarkohet, me argumentin se nuk justifikonte pasurinë, 1 miliard lekë.

Ndërsa kreu i gjykatës së Lartë tha se paraqiti të gjithë dokumentet që i ishin kërkuar. Ai i cilësoi dokumentet që dorëzoi si prova të mjaftueshme që vërtetojnë ligjshmërinë e pasurisë së tij, por Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra.

“Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete”, tha Xhezair Zaganjori.

Zaganjori është një nga dy gjyqtarët e vetëm të Gjykatës së Lartë, e cila është në pritje të emërimeve të reja për të nisur funksionimin pasi dosjet vijojnë të shtohen çdo ditë./ Opinion.al

Pas