Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotzias rrëfen marrëdhënien me Bushatin, pse nuk hiqet Ligji i Luftës

2019/01/21 at 10:52 PM
në ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Kotzias rrëfen marrëdhënien me Bushatin, pse nuk hiqet Ligji i Luftës

Greek Foreign Minister Nikos Kotzias, left, shakes hands with Albanian Minister of Foreign Affairs Ditmir Bushati prior to their meeting in Tirana, Wednesday, July 15, 2015. (AP Photo/Hektor Pustina)

Nikos Kotzias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, në një intervistë të dhënë për Neës 24, ka rrëfyer detaje interesante nga marrëveshja për emrin e Maqedonisë dhe me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar.


Ndër të tjera Kotzias tha se: “Kur u bëra Ministër i Jashtëm dhe shkova për herë të parë në Shkup në epokën e Gruevskit i cili nuk dëshironte marrëveshje, takova Zaev dhe udhëheqjen shqiptare. Gjeneralin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëthemelues të Kosovës, Ali Ahmetin.

Ditën tjetër më mori në telefon një fuqi e madhe, Ministrja e saj, dhe më tha se po i bëj keq bisedimeve sepse po takoj pjesëtarët e opozitës dhe se po përpiqem t’i bëjë Gruevskit presion përmes shqiptarëve.

Unë iu përgjigja se nuk i takon atyre se me cilin flasin unë, se është zgjedhja ime se si do të krijoja zgjidhjen. Falë atyre marrëdhënieve të mira që ndërtuam para rreth 3.5 viteve, me Zaev në opozitë dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, arritëm një kompromis të mirë dhe me një pozicionim të mirë të faktorit shqiptar”.

Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë intervistës, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat 75 vite, Kotzias deklaroi se:

“Këtë çështje e kishim si pjesë e një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhet. Dhe kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë.

Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty.

Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim -, Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm 2. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Kjo që është e trishtë, do të thosha, është se z. Bushati nuk do të jetë më MPJ i Shqipërisë për arsye që mund të diskutojmë në një intervistë tjetër.

Ai u largua nga Rama dhe në të dy që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në Ministritë tona. Por më lejoni t’ju them një lajm. Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, do të zhvillojë një Seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të katër viteve të fundit, dhe Ditmir Bushati është midis njerëzve që do më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”. Bw

 

Etiketa: bushatikotziasligji i luftesmarreveshja e prespes


Ju sugjerojmë

Dua Lipa për “New York Times”, dëshiroj të bëj një këngë në gjuhën shqipe
InstaBIZ

Ja kush e zbuloi talentin e Dua Lipas kur këngëtarja ishte vetëm 17 vjeç

18 Shkurt, 2019 12:12 pm
Jennifer Lopez bleu një vilë miliona dollarëshe vetëm nga ky detaj
InstaBIZ

Jennifer Lopez bleu një vilë miliona dollarëshe vetëm nga ky detaj

15 Shkurt, 2019 3:15 pm
Ja si kompanitë po bëjnë shumë para me të dhënat tona personale
-Teknologji

Ja si kompanitë po bëjnë shumë para me të dhënat tona personale

15 Shkurt, 2019 1:18 pm
Bashkëshorja e Justin Bieber: E frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar
InstaBIZ

Bashkëshorja e Justin Bieber: E frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar

15 Shkurt, 2019 9:55 am
Paloka: Protesta është pa kthim. Kryemadhi: Rama kusht i vetëm
-U tha në Opinion

Paloka: Protesta është pa kthim. Kryemadhi: Rama kusht i vetëm

14 Shkurt, 2019 11:41 pm
Kryeministria me skelë hekuri, një ditë para protestës së opozitës
Aktualitet

Kryeministria me skelë hekuri, një ditë para protestës së opozitës

14 Shkurt, 2019 7:39 pm
Foto/ Sa minuta iu deshën Ramës për të ndërruar xhaketën e bojatisur
Kryesore

Foto/ Sa minuta iu deshën Ramës për të ndërruar xhaketën e bojatisur

14 Shkurt, 2019 7:05 pm
Rama në twiter: Nuk më shqetëson boja, por shpirti katran i opozitës
Kryesore

Rama në twiter: Nuk më shqetëson boja, por shpirti katran i opozitës

14 Shkurt, 2019 2:59 pm
Rama përqesh sërish Palokën: “Opozita ka program bojën e Palothës”
Kryesore

Rama përqesh sërish Palokën: “Opozita ka program bojën e Palothës”

14 Shkurt, 2019 12:54 pm
Lori Hoxha merr dhuratën romantike për Shën Valentin, ja kush ia dërgoi
InstaBIZ

Lori Hoxha merr dhuratën romantike për Shën Valentin, ja kush ia dërgoi

14 Shkurt, 2019 12:36 pm
Para
Video/ Ronaldo snajperist, shikoni si e fik televizorin me armë lodër

Video/ Ronaldo snajperist, shikoni si e fik televizorin me armë lodër

Masakra e talebanëve, 126 të vrarë në një bazë ushtarake

Masakra e talebanëve, 126 të vrarë në një bazë ushtarake

Bebe Rexha tregon të brendshmet në Paris

Nuk i japin fustane, Bebe Rexha shpërthen ndaj shtëpive të modës
















TE FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com