Rajoni

Kosovë, rritet numri i rasteve të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 16/05/20 |
el ida

Pas disa ditësh përmirësim, edhe në Kosovë është shënuar një rritje e të prekurve të rinj me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së fundit janë testuar rreth 270 qytetarë të dyshuar, ku 23 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Ferizajit, Prizrenit, Zubin Potokut, Vushtrrisë dhe Leposaviqit.

Deri në këto momente në Kosovë janë infektuar 978 persona, 713 prej të cilëve janë shëruar ndërsa 29 kanë humbur jetën./Opinion.al

Pas