Presidenti i Kosovës nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë të votimit, pasi asnjëri nga dy kandidatët nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërkaq kundwrshatri i saj, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë dhe të pavlefshme ishin 12 vota. Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, është vazhdimësi e seancës së djeshme e cila u ndërpre pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm. Ndërkohë, pritet që të nisë edhe raundi i dytë i votimeve. / Opinion.al