Kryesore

Basha në Durrës, pedagogia: Më ka kërcënuar Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 04/04/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime elektorale në qytetin e Durrësit, nga ku premtoi ulje tasksash dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit.

Ndërkohë, në fjalën e saj, pedagogia Ilirjana Kuçana denoncoi gjatë një bashkëbisedimi me Bashën në Durrës, se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij” për shkak se ka mbështetur studentët.

 “Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar, jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët. Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana./ Opinion.al

Pas