Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten Shqipe Pantina. Këtë e ka bërë të ditur kolegu i saj Faton Topalli nëpërmjet Facebook.
“Sapo u arrestua deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina. Shqipe Pantina është motra e dëshmorit Hysen Pantina. Turp për Qeverinë që tani arreston edhe motrat e dëshmorëve.”, ka shkruar Topalli në Facebook.