Rajoni

Kosovë/Mbetet i lartë numri i rasteve të reja,mbi 100 të infektuar në ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:23 - 01/07/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 266 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, nga Covid-19, janë shëruar 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293.

Prej regjistrimit të rasteve të para me këtë virus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19.

Prej tyre, 54 persona kanë vdekur. /Opinion.al

Pas