Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

2025/08/12 at 6:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka treguar në mënyrë eksplicite nëse do ta respektojë atë.


Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit, dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të tjerat e mirëpresin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se për një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë sapo aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill, por nuk ka përfunduar as pas 54 përpjekjesh, pasi LVV-ja – e cila ka fituar zgjedhjet e muajit shkurt – ka propozuar për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, megjithëse është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit, nga i hapur në të fshehtë dhe krijimi i një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Kurti: Ta presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, më 11 gusht nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se nuk ka kohë, pasi kishte takim tjetër.

Më 12 gusht, ai tha shkurt se “duhet të presim aktgjykimin e plotë [të Gjykatës Kushtetuese]”, duke theksuar se më 8 gusht Kushtetuesja vetëm dha njoftim për vendimin. Megjithatë, Kurti sërish nuk precizoi qartë nëse LVV-ja do ta respektojë vendimin.

As nga kabineti i tij një ditë më herët nuk kanë dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kanë theksuar se në këtë pyetje ka dhënë përgjigje ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, Haxhiu, në një konferencë për media më 10 gusht, fillimisht tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të respektohen, por në të njëjtën fjali shtoi se “ato duhet të komentohen, ato duhet të kundërshtohen, siç po e bëj unë këtu”.

Çfarë thotë bashkësia ndërkombëtare?

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë presin që “të gjitha fuqitë politike ta respektojnë dhe zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe se tani u takon politikanëve të “veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati gjashtëmuajshe”.

“Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, tha Ambasada gjermane në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nga Ambasada e Italisë në Kosovë, në pyetjen e REL-it për të komentuar qëndrimin e LVV-së rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë thënë se “të gjitha forcat politike duhet të bien dakord për një zgjidhje për ngërçin aktual institucional dhe politik, për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

“Gjykata Kushtetuese ka publikuar sqarime të rëndësishme [për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit]. Të gjithë anëtarëve të Kuvendit u bëhet thirrje ta respektojnë këtë vendim dhe të punojnë së bashku në frymën e kompromisit, në mënyrë që të zgjidhen shpejt kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët”, thanë nga Ambasada italiane për Radion Evropa e Lirë.

Nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it, ndërsa nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë kujtuar deklaratën e bërë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 7 gusht se “aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është me rëndësi jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, ndërsa vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen”.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, më 8 gusht, ka bërë thirrje për kompromis, duke theksuar se nuk ka kohë për bllokadë politike.

Rasti “Llaban”

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 10 gusht, ka akuzuar një nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, se bashkëpunon me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke thënë se këto të dhëna i ka marrë nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Ajo ka deklaruar se për gjithçka është njoftuar Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Kosovës.

Pak ditë më parë, akuza pothuajse identike për Llabanin kishte bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ky gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, deri në publikimin e këtij teksti, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për këto akuza.

Sipas Gjykatës Themelore të Kralevës, parashkrimi absolut i ekzekutimit të dënimit ndaj Radomir Llabanit, sipas aktgjykimit të formës së prerë, do të ndodhë më 4 qershor 2032. Në vitin 2017, kjo gjykatë i ka dërguar EULEX-it kërkesën për arrestimin e Llabanit, por ky mision i BE-së kishte deklaruar se nuk kishte mandat ta kryente një arrestim të tillë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sulmet publike të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, “e minojnë qartë pavarësinë dhe integritetin e këtij gjykatësi”.

“Sikur të kishte prova dhe fakte të pakontestueshme që ndonjë zyrtar i lartë publik paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, të njëjtat do të duhej t’i dërgohesh Prokurorisë për procedim penal. Në shoqëritë demokratike, që çmojnë sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë, ministrja apo presidentja nuk duhet t’i zgjidhin çështjet e sigurisë kombëtare nëpërmjet konferencave për media”, thotë ai.

Miftaraj shton se LVV-ja, të paktën në katër vjetët e fundit, i ka pasur të gjitha resurset dhe mundësitë përmes institucioneve të zbatimit të ligjit për të hetuar dhe ngritur çështje në prokurori dhe gjykatë, për të mbështetur akuzat publike ndaj Llabanit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ngritur publikisht këtë çështje deri në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ajo ka marrë edhe shumë vendime të tjera që LVV-ja nuk i ka kundërshtuar. Prandaj, akuzat e fundit publike mund të shihen si një mjet politik kundër Gjykatës Kushtetuese, me synim të zvogëlimit të besueshmërisë dhe integritetit”, vlerëson ai.

Kërkesat e mëhershme të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese

Pjesëmarrja e gjyqtarit Llaban në vendimmarrje deri më tani nuk ka qenë kontestuese për LVV-në, e cila vetë i është drejtuar Kushtetueses për sqarime.

Në qershor të vitit 2020, për shembull, ajo kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, duke pretenduar se vota e deputetit të Partisë Ashkalinjve, Etem Arifi, ishte e pavlefshme pasi ai ishte i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë. Në fillim të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të LVV-së dhe Qeveria e Hotit ra, duke e çuar vendin në zgjedhje, të cilat LVV-ja i fitoi dhe erdhi në pushtet.

Më herët, në prill të vitit 2020, LVV-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mendim, duke tentuar ta kundërshtonte dekretin e presidentit të atëhershëm Hashim Thaçi, me të cilin Avdullah Hoti ishte caktuar mandatar për formimin e Qeverisë.

Njëra nga kërkesat e fundit të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese ka qenë në mars të këtij viti, kur kjo parti kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila kishte refuzuar ankesën e saj për votat nga diaspora./REL



Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com