Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ndodhur në Kinë ka folur në lidhje për Samitin në Berlinit që do të zhvillohet më 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron.
Vuçiç është shprehur se gjatë këtij samiti duhet të bëhet e mundur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu presidenti serb, ka theksuar se delegacioni do të kundërshtoj pavarësinë e Kosovës, dhe se ai nuk do të tolerojë asnjë lëshim nga ana e tij.
“Në Berlin nuk do të ketë shtet tjetër që nuk e ka njohur përveç Bosnjës. Edhe ata do ta bënin atë, por serbët nuk lejojnë. Delegacioni ynë do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shoh atë film “,-u shpreh Vuçiç shkruan N1./ Opinion.al E.Xh.