Janë regjistruar këtë të shtunë në Kosovë 2 raste të reja me COVID-19 pas testimit të 1.944 mostrave.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas njoftimit të IKSHPK-ja në 24 orët e fundit janë shëruar 3 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 98.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,896 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur./Opinion.al