Rajoni

Kosova proteston për 1 Maj, kërkohet rritje e pagash për punëtorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 01/05/21 |
Opi Nion

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka protestuar ditën e sotme më 1 Maj, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

protestuesit kanë kërkuar më shumë të drejta për të gjithë ata punëtorë te sektorit privat në këtë vend.

Jusuf Azemi, udhëheqës i kësaj sindikate ka kërkuar sigurime shëndetësore dhe paga më larta.

“Synimet tona në të ardhmen janë që të mos ketë pagë nën 350 euro. Punëtorët duhet të vetëdijesohen, duhet ta vlerësojnë punën që bëjnë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kërkesa anëtarët e Sindikatës kanë përmendur edhe nënshkrimin e kontratës kolektive, themelimin e gjykatës së punës, themelimin e fondit për punëtorë, që kanë humbur jetën në vendin e punës, trajtim të barabartë me punëtorët e sektorit publik e tjera.

Bëjmë me dije se sektori privat është punëdhënësi më i madh në Kosovë. Vlerësohet se në të punojnë mbi 220 mijë punëtorë. Paga mesatare në sektorin privat është nën 350 euro./Opinion.al

 

Pas