Rajoni

Kosova jep 500 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti


               Publikuar në : 14:54 - 26/11/19 |
Geljano Fataj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë deklaroi se Shqipërisë do t’i jepet një ndihmë prej 500 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ndërkohë vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në orët e para të mengjesit Shqipërinë, me një magnitudë 6.4 me epiqendër pranë Durrësit.

Deri më tani bëhet fjalë, sipas të dhënave zyrtare për të paktën 13 persona që kanë humbur jetën. Prej tyre, 7 janë në Durrës, në një pallat të shembur brenda qytetit, në një hotel në zonën e Plazhit, në një vilë në zonën e Kënetës dhe në zonën e Konvaleshencës po në pjesën e plazhit. Ndërsa 5 persona, 2 gra të moshuara, dhe tre persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë, janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë. Një person ndërkohë mësohet se ka humbur jetën në Kurbin./ Opinion.al

 

Pas