Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Shqipëria gati të luftojnë në Ukrainë krah SHBA-ve kundër Rusisë

2021/12/08 at 4:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova dhe Shqipëria gati të luftojnë në Ukrainë krah SHBA-ve kundër Rusisë

Kosova dhe Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo mision të mundshëm të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, teksa frika për një pushtim rus po rritet. Fqinjët e tyre, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë dhënë asnjë koment.

Mediat e huaja shkruajnë se në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara gjithnjë e më shumë për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, disa vende të Ballkanit po ofrojnë tashmë shërbimet e tyre në çdo përgjigje të mundshme të udhëhequra nga SHBA.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të bisedonin të martën. Ursula Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, paralajmëroi se çdo “agresion” rus kundër Ukrainës nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Ne do t’i përgjigjemi çdo agresioni të mëtejshëm duke rritur dhe zgjeruar sanksionet ekzistuese,” tha Von der Leyen.

Teksa SHBA dhe NATO duket se nuk ka gjasa të kenë një përgjigje të madhe ushtarake ndaj një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se ishte e gatshme për të ndihmuar gjithsesi.

“SHBA-të, si aleati ynë strategjik kryesor dhe i pazëvendësueshëm, i dinë më së miri aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe nëse vlerësojnë se mund të angazhohen kapacitetet tona, siç jemi zotuar gjithmonë, do të jemi të gatshëm të jemi përkrah tyre në çdo operacion në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal” -tha për BIRN kolonel Sefer Isufi, Shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, duke vënë në dukje se forcat e Kosovës kishin “marrë pjesë aktive” me NATO-n në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani.

Kudo që janë SHBA-të, aty është edhe Kosova!”. ka thënë Isufi. Kosova nuk është anëtare e NATO-s, pjesërisht sepse katër nga 30 shtetet anëtare të aleancës perëndimore – Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Greqia – nuk e njohin pavarësinë e saj.

Shqipëria, e cila u bashkua me NATO-n në 2009, ka lënë të kuptohet gjithashtu se është e gatshme të marrë pjesë në çdo mision të ardhshëm të NATO-s në Ukrainë. “Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të mbështesin çdo vendim që marrin SHBA-ja dhe NATO-ja”, tha të hënën koloneli i Forcave të Armatosura Ardian Lulaj  në një intervistë televizive.

“Nëse kërkohet, ne do të bashkohemi sepse pjesëmarrja në NATO nuk ka të bëjë vetëm me marrjen, por edhe me dhënien,” tha ai. “Ju siguroj se ushtarët janë gjithmonë gati.” Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë të dy anëtarë të NATO-s, por nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN-it në lidhje me situatën në Ukrainë./Opinion.al

Etiketa: kosovalufteshqiperiaukraine

Ju sugjerojmë

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

5 Janar, 2026 11:42 am
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
Para
Marrja e dozës së tretë të Pfizer rrit ndjeshëm mbrojtjen nga “Delta”

Pfizer: Tre doza të vaksinës janë efektive kundër Omicronit

Austria do të vijojë të mbajë të izoluar qytetarët e pavaksinuar

Austria do të vijojë të mbajë të izoluar qytetarët e pavaksinuar

Ambasadorja Kim: Tre prioritetet ku fokusohet puna jonë

Yuri Kim shpërndan mesazhin e Blinken: Ne do të ndalojmë të korruptuarit

TE FUNDIT

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
5 Janar, 2026

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë...

Lexo më shumë

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 2026

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha...

Lexo më shumë

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
5 Janar, 2026

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e...

Lexo më shumë

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
5 Janar, 2026

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com