Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit

2019/05/03 at 4:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se udhëheqësit e institucioneve do të jenë të bashkuar në zgjidhjen e çështjeve me Serbinë dhe asnjëherë nuk do të ketë diskutime për shtetin dhe sovranitetin.


Ai i bëri këto komente pas takimit të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të diskutuar zhvillimet pas takimit të Berlinit dhe para atij që pritet të mbahet në Paris me organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli tha se Kosova do të shkoj në Paris dhe atë me vetëm një qëllim, për të siguruar njohjen e saj.

“Ne po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ndaj qytetarëve të vet, ndaj fqinjëve dhe ndaj Bashkimit Evropian. Për ne me rëndësi është ky proces, ne do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë në mënyrë të unifikuar dhe qëllimi ynë fillestar dhe përfundimtar është vetëm një Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me sovranitet dhe integritet të pa cenuar”, tha zoti Veseli.

Takimi i së hënës në Berlin, i organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, përfundoi me pajtimin që të mbahet një takim i ri më 1 korrik në Paris, në një përpjekje për rifillimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ishte edhe një qortim ndaj shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, të cilës posaçërisht Gjermania, i ka parë për të madhe që ka lejuar të diskutohet për kufijtë si dhe dështimin për të rifilluar bisedimet. Për një pjesë të përfaqësuesve politik dhe vëzhguesve, takimi i Berlinit u dha fund ideve për prekje kufijsh.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se ideja e tij për vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve ka rënë tashmë dhe kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë. Ndërkaq në një shkrim autorial, ai tha se pa evropianët nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Procesi i bisedimeve i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të biseduar pa u hequr tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Mos pezullimi i tyre, i kërkuar edhe në Berlin, ka acaruar edhe marrëdhëniet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës, por kjo çështje sipas zotit Veseli nuk duhet të diskutohet. Ai tha se vendimi për tarifat do të merret në pajtim me interesat shtetërore.

“Nuk e kemi ndërmend të marrim vendim i cili e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës, nuk do të nënshtrohemi kurrë ndaj (Aleksandër) Vuçiçit dhe Serbisë. E marrim vendimin siç është interesi ynë i përbashkët si shtet, me maturi dhe mençuri dhe me atë se çka thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian”, tha zoti Veseli.

Nisma e kancelares Merkel dhe presidentit Macron në radhë të parë duket një përpjekje për të tejkaluar bllokadën e krijuar në bisedime, por edhe një kritikë e rreptë ndaj Brukselit, që dështoi jo vetëm të gjejë një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, madje edhe për t’i bindur palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Ballkani Perëndimor, ku çështje qendrore tashmë janë marrëdhëniet Kosovë – Serbi pritet të jetë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës në Berlin të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili në fillim të javës së ardhshme do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
Zgjedhjet, Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet

Liria e Shtypit, ambasada e SHBA: Kujtesë për qeveritë që të bëjnë...

Basha: Media e kapur nga qeveria, dosja 339 dhe 184 duhet...

Theron tregon historinë e pazakontë: 5 ditë në spital nga e qeshura

Theron tregon historinë e pazakontë: 5 ditë në spital nga e qeshura
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}