Kjo javë paraqitet kryesisht me kthjellime në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb përjashtim bën mesi i javës ku vranësirat dhe shirat do të jene të pranishme, me të dukshme në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të jene të larta ku termometri do të ngjitet deri në 39⁰C.
Për sa i përket muajit Korrik, parashikohet i thatë dhe i nxehtë. Reshjet do të jenë nën normën mujore, ndërsa temperaturat e ajrit do të jene mbi vlerat mesatare shumëvjeçare.
Temperaturat e larta të këtyre ditëve janë të lidhura me valën e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Europën, ku Franca dhe Spanja kanë regjistruar temperatura ekstreme deri në 45 gradë Celsius.
Vendi ynë, sipas sinoptikanëve, është në periferi të kësaj vale dhe nuk priten të tilla temperatura./ Opinion.al