Bota

Koronavirusi/ Rritet bilanci i viktimave, problem edhe infektimi i mjekëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 14/02/20 |
el ida

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kinë vijon të rritet me ritme shumë të shpejta. Kështu në vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 121 persona duke e çuar numrin total mbi 1450.

“Bazuar në këtë trend të dhënash, duket qartë se pavarësisht punës së mirë të autoriteteve kineze për të mos lejuar përhapjen e virusit jashtë zonës apo kufijve, asnjë nga këto masa nuk ka shërbyer si duhet në përballimin e situatës”, u shpreh një studiues i sëmundjeve infektive.

Përpos luftës kundër përhapjes së virusit dhe shpëtimit të jetëve, Kina po përballet edhe me një tjetër problem, që është infektimi i mjekëve që po trajtojnë të infektuarit në spitale.

Ndërkaq, pas pushimeve të vitit të ri hënor, statistikat tregojnë se vetëm 21% e punëtorëve u kthyen në vendet e tyre të punës duke i lënë shumë kompani prodhuese në kaos dhe duke paralizuar edhe më ekonominë e vendit./Opinion.al

Pas