Pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekur nga koronavirusi, Qeveri po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme.
Rama është shprehur se vendi ka qenë i parapërgatitur për këtë situatë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Rama u ka bërë apel qytetarëve që të ruaj qetësinë si dhe të zbatojnë këshillat e dhëna nga institucionet.
Kryeministri theksoi gjithashtu se; “OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve.Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.