Gjatë orëve të vona të mbrëmjes Këshilli i Ministrave në Itali ka marrë masa drastike për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Mësohet se Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka firmosur një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve.
Sipas këtij dekreti, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirusi, në Lombardi dhe 14 provinca të tjera është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye të rëndësishme dhe personat që do të lëvizin do i nënshtrohen kontrolleve.
Ndërkohë, një video e publikuar në mediat italiane, shihen se si qytetarët në Lombardi po arratisen para se kryeministri italian të firmoste dekretin që do të ndalonte hyrjet dhe daljet në këtë zonë.
Qyetarë të shumtë kanë marrë valixhe dhe çantan dhe nxitojnë në rrugët e qyteteve për të dalë na zonat që përfshihen në dekretin e Qeverisë./ Opinion.al